12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vaj ulliri me mjaltë, kundër rënies së flokëve

Më të lexuarat

Rënia e flokëve është një dukuri shqetësuese për shumë persona, të cilët shpesh kërkojnë për të provuar lloj-lloj recetash.

Një recetë shtëpiake për personat të cilët kanë rënie të shtuar të flokëseve, dhe shumë e lehtë për t’u përgatitur, është përzierja e vajit të ullirit dhe mjaltit. Kjo është shumë efektive nëse përdoret një herë në javë.

Për të përgatitur maskën e tillë të flokëve veproni si më poshtë:

Hidhni rreth 70 gramë vaj ulliri virgjin të nxehtë në një enë të thellë;
Shtoni një lugë të vogël mjalti dhe përzieni mirë;
Mund t’i shtoni edhe një lugë të vogël kanellë (cinnamon);
Pasi të ftohet, vendoseni përzierjen në të gjithë flokët e kokës;
Mbajeni maskën në kokë për 15 deri në 20 minuta;
Pastaj shpërlani flokët dhe thajini ato.
Efektiviteti i kësaj maske shihet pasi ju ta përdorni atë për një kohë më të gjatë.

A e dini se…

Koka e njeriut përmban mesatarisht 120 mijë qime floku.
Çdo ditë mund të bien deri në 100 qime.
Brenda një muaji flokët rriten mesatarisht gjysmë centimetri.
Flokët rriten më shpejt verës sesa dimrit./mjeku

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit