1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çfarë të bëni kur e shihni vetveten duke vepruar sipas dëshirave të shejtanit?

Më të lexuarat

Çfarë të bëni kur e shihni vetveten duke vepruar sipas dëshirave të shejtanit?

“E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te Allahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di. Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata e përkujtojnë (Allahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).” (El-Araf: 200-2017)

Me qëllim që të mos kontrollohet jeta juaj nga dikush (shejtani), duhet ta kuptoni se si vepron ai. Do t’ju shpjegoj për këtë në detaje gjatë diskutimit në kapitullin “brenda kokës së shejtanit më vonë në libër, por tani do t’u jap një pikëpamje dhe këndvështrim prapa skenës së veprimit të shejtanit.

Shejtani e di se nuk mund ta shtyjë muslimanin të bëj mëkate të mëdha ashtu siç dëshiron, por e nxit të bëjë mëkate të vogla, derisa rezistencës së tij përballë këtyre mëkateve i vjen fundi. Pastaj, i thotë të bëjë ndonjë gjynah të madh, i cili në fakt duket si gjynah i vogël. Shejtani e vazhdon këtë kurs derisa muslimani të fillojë të bëjë mëkate të mëdha. Më pas, e bënë të dyshojë në besimin e tij dhe e shndërron në person shumë neglizhimet ose shumë të mbizellshëm në fe, varësisht nga ajo që është më e lehtë për të. Nëse e keni përjetuar ndonjërin nga mendimet e mëposhtme, atëherë shejtani ka bërë rrugë në trupin tuaj dhe keni filluar të veproni sipas dëshirave të tij:

– Do të filloj t’i falë pesë kohë të namazit në xhami pasi t’i përfundoj provimet – apo edhe më keq – pasi të kthehem nga pushimet verore.

– Nuk ka problem nëse e lë namazin e sabahut me xhemat sot, (e fala dje me xhemat).

– Do të falem pasi të përfundon ky program televiziv. (I jepni përparësi një grupi aktoresh karshi Zotit).

– Kjo nuk është gënjeshtër, (s’do ta lëndoj askënd/është thjesht një shaka) do ta bëjë vetëm kësaj radhe.

Do të mund të vazhdoja tutje por mendoj se e kuptuat. Por, në rast se e gjeni veten në një kurth apo lojë të shejtanit, çfarë duhet të bëni? Përgjigja ndaj kësaj pyetje është në ajetet e cituara më herët:

“E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te Allahu…” (El-Araf: 200]

Kur ta fitoni ndjenjën, ngjyrimin dhe nxitjen e shejtanit për të bërë diç të gabuar, e cila në fakt u duket argëtuese ose e lehtë, por thellë brenda vetes e dini se është e gabuar, atëherë gjëja e parë që duhet ta bëni është të shkoni direkt tek ajo pjesë e shtëpisë ku e mbani Kur’anin, ta hapni dhe të filloni leximin e tij sa më shumë që mundeni derisa të jeni në gjendje të arrini t’i kontrolloni dëshirat e nxitura nga shejtani.

Lloji i jetës

Një rrugë tjetër përmes të cilës mund të kërkoni strehim tek Allahu i Madhërishëm nga shejtani i mallkuar është këndimi i dy sureve të fundit të Kur’anit famëlart, më konkretisht suren El-Felek dhe suren En-Nas.

Fjala e fundit

Shejtani punon në mënyrë misterioze. Për ta mposhtur atë, duhe. ta bëjmë atë që thotë Allahu në vende të ndryshme në Kur’an, dhe kjo është kërkimi i mbrojtjes së Allahut duke e kujtuar Atë, d.m.th., duke e bërë përmendjen e Allahut, duke bërë dhikër. Një ndër mënyrat më të mira për të bërë dhikër është përmes leximit të Kur’anit, namazit dhe agjërimit vullnetar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit