Të punosh në kompjuter me një gotë ujë ose një filxhan kafe është diçka shumë e zakonshme. Kështu që mundësitë për të derdhur lëngje në tastierë janë të mëdha dhe në shumë raste nuk është ndonjë problem.
Mjafton vetëm që tastjera të thahet mirë dhe të rifillohet nga puna, por puna ndryshon kur bëhet fjalë për një laptop. Në këtë rast mund t’i themi lamtumirë aparatit ose riparimi i tij do të na kushtojë shumë.
Nëse veprojmë shpejt, mbase mund të shpëtojmë laptopin tonë. Si? Ja disa këshilla që i transmeton TCH:
1- Nëse duam që të mos laget laptopi duhet të evitojmë lëngjet pranë tij. Por, nëse laget duhet të veprojmë shumë shpejt: ta fikim pa pritur që të mbyllet Windows, ta heqim nga priza dhe t’i heqim bateritë. Kjo bëhet për të evituar që lëngu të hyjë në kontakt me qarqet e aparatit.
2- E kthejmë përmbys në mënyrë që lëngu që ka rënë në butonat e tastjerës të bjerë në tokë. Më pas, thajeni tastjerën me peshqir.
3- Nëse lëngu që derdhet mbi kompjuter përmban sheqer pastrimi duhet bërë me solucione specifike.
4- Pasi ta keni tharë prisni disa ditë para se ta rindizni. Në këtë mënyrë e gjithë lagështia do të jetë tharë dhe kompjuteri ose laptopi do të punojë sërish pa probleme./tch/kohaislame