9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Amazon lëshon një aplikacion për të gjitha nevojat tuaja për cloud

Më të lexuarat

Sipas lajmit të lëshuar nga vetë ndërmarrja, Amazon ka lëshuar një aplikacion online të cilin konsumatorët e shërbimeve të uebit që i ofron Amazon (Amazon Web Services – AWS) mund ta përdorin për të blerë softuerë nga shumë ofrues cloud.

“Duke e përdorur AWS Marketplace, ju lehtësisht mund të gjeni, krahasoni dhe filloni një varg të sistemeve dhe produkteve,” shkroi Jeff Barr, i cili është menaxheri i lartë i Zgjidhjeve për Informatikën Cloud në Amazon, në një postim në blog. “Ne kemi trajektorizuar hapat e zbulimit, zhvillimit dhe faturimit për ta bërë tërë procesin e gjetjes dhe blerjes së softuerit të shpejt, me më pak mundime dhe më të vlefshëm për konsumatorët dhe prodhuesit e aplikacioneve.”

Derisa Amazon deri më tani është ofruesi më i madh në botë i infrastrukturës cloud, ka kuptim thënia që ndërmarrja do të ofronte opsione për softuerë dhe aplikacione të reja për konsumatorët e vet të shumtë. Ky “Marketplace” përfshin softuerët paguaj-teksa-shkon, softuerë falas dhe të ngarkuar me modele të ndryshme. Amazon është duke fituar mjaft shumë konsumatorë për shkak të lehtësisë së përdorimit të shërbimeve të veta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit