1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çfarë po ”Ndërton” Erdogan në Turqi

Më të lexuarat

Rexhep Taip Rrdogan habiti të gjithë botën vitin e kaluar kur prezantoi pallatin e tij presidencial në periferi të Ankarasë, i cili është më i madh se Buckingham Palace, Kremlini apo Shtëpia e Bardhë.

 

Tashmë ai kërkon të rrisë fuqinë e presidencës në Turqi, duke ndërtuar një sistem kushtetues të ngjashëm me atë të Mbretërisë Britanike. Erdogan ishte presidenti i parë turk që u zgjodh me votë popullore në gusht të 2014, pas një dekade në pushtet në postin e kryeminsitrit.

 

Kur mori detyrën u zotua se do të jetë një president aktiv dhe mandadin do ta përdorë për të forcuar fuqinë ekzekutive të presidentit, një post deri tani ceremonial. Ai dekalroi se do të punojë fort për të kthyer sistemin politik turk nga parlamentar në presidencial.

 

“Edhe Anglia ka një sistem gjysmë-presidencial”, deklaroi Erdoan gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror turk. Atje pushteti dhe përgjegjësia është në duart e mbretëreshës, shtoi ai.

 

Presideti turk iu përgjigj kritikave të shumta për qëllimet e tij të kthimit të Turqisë në monarki, duke u shprehur se kur është fjala për SHBA, Brazilin, Korenë e Jugut ose Meksikën, askush nuk thotë se ata janë monarki. Por kur Turqia ndjek një ide të ngjashme, krejt papritmas bëhet monarki, tha Erdogan. Grupet e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se Turqia po përjeton një kthim pas të rrezikshëm të të drejtave dhe lirive të njeriut nën pushtetin e Erdogan, duke nënvizuar se ai kontrollon Drejtësinë, gjyqësorin dhe median./skupi24

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit