3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

ÇFARË JANË VLERAT? | Ekonomia Islame

Më të lexuarat

Për të bërë përcaktimin e vlerave ne nisemi nga fjalët si besim, integritet, krijimtari etj. të cilat të gjitha mund të konsiderohen si vlera.

Në fjalorin e gjuhës shqipe fjala vlerë ka kuptimin si: “E mira, dobia dhe rëndësia që ka diçka për shoqërinë, për njerëzit a për kafshët. Vlerë ushqyese. Vlerë shoqërore. Vlerë njohëse (edukuese) etj.”

Ndërsa referuar fjalorit të Oksfordit vlerat përcaktohen si: “gjykimi i dikujt për atë që është e rëndësishme në jetë”.

Lideri botëror i mendimit, i njohur globalisht në lidershipin e bazuar në vlera, z. Richard Barrett themeluesi i “Barrett Values Centre”, i cili ka punuar dhe studiuar vlerat për më shumë se 25 vjet, shprehet se gjatë eksperiencës së tij ka kuptuar se, “Vlerat janë shumë më tepër sesa përcaktimi se ato janë të rëndësishme”. Për të, vlerat janë nxitësit energjikë të aspiratave dhe synimeve tona. Ato janë burimi i të gjitha motivimeve njerëzore dhe vendimmarrjeve. Për më tej, nëse dëshironi të ndjeni energjinë prapa vlerave tuaja ai këshillon të ftoni një partner ose një mik të zgjedhë tri vlera që janë të rëndësishme për të. Pastaj zgjidhni tri vlera që janë të rëndësishme për ju. Flisni me njëri- tjetrin në lidhje me vlerat tuaja përkatëse, duke shpjeguar pse besoni në secilën vlerë dhe rëndësinë që ka ajo. Ju do të vini re, ndërsa jeni duke bërë këtë ushtrim, një rritje të energjisë gjatë bisedës, dhe kur ta keni përfunduar atë, do të vini re ndjenjën e afërsisë me personin me të cilin keni biseduar. Ju gjithashtu do të vini re se ndani disa nga të njëjtat vlera.

Arsyeja që rritet energjia juaj kur flisni më së shumti për vlera të rëndësishme është që vlerat tuaja përcaktojnë se kush jeni në thellësinë tuaj, në nivelin e qënies tuaj. Kur flisni për vlerën tuaj, ju po shfaqni shpirtin tuaj ndaj njerëzve që janë duke ju dëgjuar, duke u përfshirë në biseda me një person tjetër lidhur me vlerat tuaja përkatëse dhe biseda më intime që mund të bëni.

Nëse doni të përmirësoni marrëdhënien tuaj me dikë – si bashkëshortin, fëmijën, partnerin tuaj të biznesit apo stafin tuaj – bisedoni rreth vlerave. Një nga mënyrat më të mira për të filluar një bisedë të tillë është kryerja e Vlerësimit të Vlerave Personale – VVN. Ju mund ta plotësoni këtë sondazh të shkurtër në faqen www.valuescentre.com/pva. Disa minuta pas përfundimit të këtij sondazhi ju do të merrni një raport që rendit dhjetë vlerat tuaja kryesore sipas nivelit të vetëdijes. Më pas mund të ndani rezultatet tuaja me personin tjetër, si dhe ata mund të ndajnë rezultatet e tyre me ju. Sondazhi, falë bashkëpunimit me organizatën ALVA- Albanian Values – Vlerat Shqiptare mundësohet edhe në gjuhën shqipe për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. /BM/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit