-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Çfarë janë pangolinët? Specia e rrallë në botë që pretendohet të ketë përhapur koronavirusin

Më të lexuarat

Disa shkencëtarë në Kinë kanë bërë një studim në mënyrë të pavarur, në të cilin sygjerojnë se një nga shkaqet e përhapjes së koronavirusit  mund të jetë trafiku illegal i pangolinëve.

Universiteti Bujqësor i Kinës  Jugore, i cili ka udhëhequr studimin është shprehur se zbulimi do të ketë një rëndësi të madhe për parandalimin dhe kontrollin e origjinës  së virusit të ri.

Agjencia kineze e lajmeve, Xinhua, raportoi se sekuenca e gjenomit të koronavirusit të ri, e ndarë nga pangolinët, ishte 99%  identike me atë të njerëzve të infektuar. Xinhua përmend gjithashtu se pangolinët – gjitarët e vetëm me luspa në botë – janë “ndërmjetësit” më të mëdhenj të koronavirus.

Por, nga ana tjetër, kreu i departamentit të mjekësisë veterinare në Universitetin e  Kembrixhit në Britani tha se studimi nuk ka baza të forta, por është thjesht një publikim i universitetit dhe se kjo, nuk e bën  provë shkencore.

Pangolinët janë një nga gjitarët më të trafikuar të Azizë, pavarësisht ligjeve që e ndalojnë tregtimin e tyre, pasi mishi i pangolinëve në Kinë konsiderohet si mish i rrallë “luksi” dhe nga ana tjetër, përdoret edhe në mjekësinë tradicionale kineze. /Reuters-scan/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit