Një bilanc negativ tregtar për vitin e lënë pas
Kosova ka pasur bilanc negativ tregtar në vitin 2024, megjithëse ka pasur një rritje të lehtë të vlerës së mallrave të eksportit.
Raportohet se Kosova ka eksportuar mallra në vlerë prej 889 milionë euro, ndërsa ka importuar mallra në vlerë prej 6.38 miliardë euro.
Vitin e kaluar Kosova ka importuar më së shumti naftë dhe vajra, vlera e të cilave ka kaluar 710 milionë euro. Pas kësaj, Kosova për gati 678 milionë euro bleu automjete dhe mjete të tjera transporti. Vendin e tretë në import e zënë makineritë, veglat e punës, autopjesë dhe mallra të tjera të ngjashme, me vlerë 464 milionë euro.
Energjia elektrike, produkt kryesor i eksportit
Vitin e kaluar produkti më i eksportuar ka qenë rryma me vlerë 150 milionë euro, e ndjekur nga dyer dhe dritare me vlerë 98 milionë euro.
Në vend të tretë renditen prodhimet e hekurit me vlerë 93 milionë euro, ndërsa sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në vendin e katërt për nga eksporti nga Kosova janë mobiliet, shtretërit, dyshekët me vlerë 92 milionë euro. /tesheshi.com/