Një tifoz i Arsenalit që kaloi barrierat e stadiumit Stamford Bridge të skuadrës së Chelseat, vrapoi në fushë për të festuar një gol të Shkodran Mustafit, i cili më pas u anlua për një pozicion jashtë loje.
Tifozi që “pushtoi” terrenin e fushës së lojës, u shoqërua menjëherë jashtë stadiumit nga sigurimi i Stamford Bridge. Ai nuk u lejua të qëndronte më në stadium, raporton Daily Mail.
Për fat të keq për të, pas golit të anuluar të Mustafit, Arsenali nuk ishte në gjendje të gjente një gol të fitores ndaj Chelseat, në ndeshjen që u mbyllë në barazim 0-0.
Megjithatë, pika e fituar në udhëtim është e mirëpritur për ekipin e Arsene Wenger që ka humbur në pesë vizitat e tyre të fundit në Stamford Bridge.