-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Çfarë është kanceri i lëkurës dhe cilët janë njerëzit që rrezikohen më shumë nga kjo sëmundje

Më të lexuarat

Nishanët nuk duhen prekur. Ky koncept sipas mjekëve megjithëse i gabuar vijon të jetë pjesë e mentalitetit të shqiptarëve, duke u kthyer në origjinë të shfaqjes së kancerit të lëkurës në formën më të rëndë të tij. Specialistët tregojnë se rastet e personave të prekur nga kjo sëmundje po vijnë gjithnjë e në rritje. Statistikat e sakta në vendin tonë mungojnë, por mjekët vënë alarmin se kanceri i lëkurës po prek edhe të rinjtë.Askush nuk është i mbrojtur nga melanoma, por mjekët thonë se ajo mund të parandalohet duke filluar me një vetëkontroll.Djegia nga dielli është një ndër shkaktarët kryesorë të melanomës prandaj specialistët na rekomandojnë kujdes ndaj tij. Aq më tepër personat më të rrezikuar nga ky kancer si ata me ngjyrë të çelur lëkure apo që kanë histori familjare me melanomë. Gjithashtu mjekët rekomandojnë shmangien e solarëve për nxirje artificiale të lëkurës, pasi ato i konsiderojnë makineritë e kancerit.
Ka 3 lloje kryesore të kancerit në lëkurë, të cilat prekin pjesën më të madhe të njerëzve:
1- Tumori kanceroz në qelizën themelore është më i përhapuri që prek qelizat që ndodhen në shtresën e parë të lëkurës. Është një kancer që nuk përparon shpejt dhe nuk përhapet në pjesët e tjera të trupit.
2- Lloji i dytë përfshin gjithashtu një qelizë në shtresën e parë të lëkurës dhe quhet “squamous” dhe gjithashtu nuk përbën shumë rrezik.
3- Melanoma është sëmundja më me rrezik, pasi prek qelizat të cilat prodhojnë ngjyrën e lëkurës dhe nëse nuk merr mjekimin e duhur në kohën e duhur prek mushkëritë, mëlçinë dhe trurin.
Shkaku kryesor i kancer-it të lëkurës është ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet (UV). Pjesa më e madhe e vendeve mesdhetare kanë nivele të larta të rrezeve UV gjatë gjithë vitit. Ky rrezatim nuk mund të shihet ose të ndihet por mund të shkaktojë:

-Djegie nga dielli;
-Plakje të parakohshme të lëkurës;
-Dëmtim të qelizave të lëkurës, që çojnë në krijimin e kancerit të lëkurës.
Çdonjeri mund të zhvillojë kancerin e lëkurës, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës apo shëndeti i përgjithshëm. Megjithatë, disa njerëz kanë një rrezik më të lartë të kancerit të lëkurës sesa të tjerët. Ju mund të jeni në një rrezik të lartë, nëse keni:
-Quka të shumta në trupin tuaj;
-Një histori familjare ose personale të melanomë-s;
-Periudha të rralla, por intensive të ekspozimit ndaj rrezatimit UV, veçanërisht nëse ky ekspozim rezulton në djegie (të tilla si në pushime ose gjatë aktivitetit rekreativ);
-Lëkurë që digjet shpejt;
-Flokë të kuq ose ddhe sy jeshilë ose blu;
-Një sistem të dobët imunitar (sistemi imunitar), që mund të jenë shkak për ilaçe të caktuara që e shtypin atë.
-Njerëzit me lëkurë të errët kanë një mbrojtje më natyrale kundër kancerit të lëkurës sepse lëkura e tyre prodhon më shumë melaminë sesa lekura me ngjyrë të hapur./ Burimi ”TiranaObserver”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit