-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çfarë është Ginseng?

Më të lexuarat

Rrenja e Ginsengut është një barishte ushqyese që është përdorur për shekuj si një tonik energjie, si dhe për të trajtuar një sërë problemesh shëndetësore. Kultivohet vetem ne lindjen e larget dhe rrenja e saj duhet qe te zhvillohet prej 7 deri ne 12 vjet. Shkencëtarët besojnë se Ginseng ndihmon trurin të prodhojë më shumë endorfine, e cila ndihmon për të balancuar hormonet fizike dhe emocionale te stresit, te sekretuara nga gjëndra mbiveshkore.

Cilat janë përfitimet e Ginseng-ut?
Ginsengg përdoret për të trajtuar një sërë problemesh shëndetësore, të tilla si:
Reduktimin e stresit mendor dhe ankthit
Nxitjen e sistemit imunitar dhe nervor
Trajtimin e diabetit
Parandalimin e rritjes se llojeve të caktuara të qelizave të kancerit
Ulur nivelet e kolesterolit
Përmirësimin e tretjes
Reduktimin e lodhjes

Disa studime klinike kanë treguar gjithashtu se, tek meshkujt, Ginsengu mund të shtoje nivelet e testosteronit, si dhe prodhimin e spermës.

Përdorimet e Ginseng-ut

1. Ilaç bimor për te ulur kolesterolin
Ginseng është një kure e mrekullueshme për nivelet e larta te kolesterolit:
Merrni një filxhan çaj Ginseng një herë në çdo dy ditë.
Për të bërë çaj Ginseng, thjesht derdh ujë të valuar mbi 3 deri në 5 feta të holla Ginseng dhe lere të kulloje për 5 minuta.

2. Redukton stresin fizik dhe mendor
Ginseng ndihmon në përmirësimin e nivelit të energjisë, vitalitetit, vigjilencës dhe qartësise mendore. Lehtëson apo eleminon lodhjen, rrit disponimin, ul stresin, dhe madje redukton simptomat para-menstruale tek gratë. Thjesht konsumoni një filxhan çaj Ginseng tri herë në javë, nëse jeni duke bërë punë të lodhshme.

3. Perdorimi i Ginseng eshte kure natyrale për Kancerin.
Ginseng përmban substanca të quajtura ginsenoside, te cilat jane komponime kimike që besohet të kenë veti te fuqishme për të parandaluar kancerin. Konsumoni Ginseng të paktën pesë ditë në javë për dy muaj, me pas nderpriteni përdorimin per tre jave. Pastaj të rifillojë sërish ky cikël. Nëse ju keni qenë të diagnostikuar me kancer, është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun tuaj para se të filloni te konsumoni Ginseng rregullisht.

Cilat janë efektet anësore të Ginseng?
Marrja e 100-400 mg Ginseng çdo ditë për dy deri në tre javë, dhe më pas rifillimin e konsumit pas një ndërprerje prej një javë, konsiderohet i sigurt. Megjithatë, është gjithmonë mirë të ndiqen instruksionet në paketën e çajit.

Ginseng është një barishte jo-toksike, përdorimi i tejzgjatur mund të shkaktojë pagjumësi dhe hipertension. Prandaj, nuk rekomandohet përdorimi për periudha me të gjata se tre muaj. Eshtë mirë te koordinohen periudhat e përdorimit te Ginseg. Për shembull, konsumoni Ginseng çdo ditë për dy ose tre javë dhe pastaj pauzoni të paktën një javë.

Nëse jeni shtatzënë, duke marrë ilaçe, ose keni një gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni Ginseng. Nëse jeni duke marrë aspirina, diuretikë ose jeni duke u trajtuar për tensionin e lartë të gjakut apo ndonjë sëmundje kardiovaskulare, mos perdorni Ginseng, sepse ajo mund te kete konflikt me ilaçet tuaja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit