1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çfarë është gastriti – apo inflamacioni i lukthit

Më të lexuarat

Me fjalen gastrit kuptojme identifikimin e nje inflamacioni te mukozes se stomakut. Gastriti ndahet ne dy makro – kategori:  gastriti acut dhe ai kronik.

 

 Gastiti akut apo kronik

 

            Gastriti akut, i cili është inflamacioni i stomakut që zhvillohet menjëherë dhe zgjat për një periudhë të shkurtër kohe dhe gastriti kronik, i cili zhvillohet gradualisht dhe mund të zgjasë për një periudhë të zgjatur kohe. Ndërsa sipas tipit të dëmtimit në mukozën e stomakut, gastriti mund të jetë: gastrit eroziv dhe gastrit joeroziv. Gastriti eroziv nuk nënkupton një vetem inflamacion, por një   gërryerje të mukozës së stomakut që mund të çojë në hemorragji, erozione më të mëdha ose ulcera. Shpesh herë termi gastrit gabimisht përdoret për të përshkruar simptoma të një dhimbje, fryrje ose dhimbje të sipërme abdominale. Shumë sëmundje dhe çrregullime mund të shkaktojnë këto dhimbje, por shumë njerëz që i kanë këto nuk do të thotë që kanë gastrit. Shumë njerëz me gastrit mund të mos kenë asnjë ankesë. 

 

Ekzistojne dy tipe te gastritit kronik

 

Tipi A, ose  gastriti i fundit e lokalizuar ne fund te stomakut dhe eshte autoimune. Ky crregullim shkakton prodhimin e antikorpeve qe sulmojne muret e stomakut.

 

Tipi B, ose gastriti i atrio ( dy kavitetet e siperme te zemres) i shkaktuar  nga bakteri Helicobacter pylori, i cili është një bakter mjaft i përhapur në botë.

 

Por, jo të gjithë personat e infektuar me këtë bakter do të shfaqin sëmundje, pasi kjo ka të bëjë me reagimin e organizmit, me faktorët   gjenetikë dhe me stilin e jetës. Helikobakter pylori gjendet ne mukozen gastrike, ku transformon urene ne amoniak duke c’ekuilibruar ph e stomakut tonë dhe dëmton shtresën mukotike mbrojtëse të tij duke lejuar kështu acidin gastrik dhe vetë bakterin të depërtojë më thellë dhe të shkaktojë dëmtime në formë plagësh siç është ulcera ose erozioni. 

 

Nga se mund të shkaktohet  kjo sëmundje? 

 

Të tjerë agjentë që shkaktojnë gastrit eroziv janë duhani, kokaina, alkooli dhe radiacioni kur ky përdoret si terapi në protokollin e trajtimit të tumoreve. Dëmtimet traumatike, sëmundjet serioze, ndërhyrjet e mëdha kirurgjikale mund të shkaktojnë gjithashtu gastrit eroziv dhe ky tip gastriti quhet gastrit i stresit. Shkaqe më të rralla që shkaktojnë gastrit eroziv dhe joeroziv janë edhe disa sëmundje si sëmundja Crohn, anemia pernicioze, çrregullimet imune, refluksi biliar që është rikthimi në stomak i lëngut të tëmthit, i cili ashtu si aciditeti irriton mukozën gastrike.

 

Cilat janë simptomat që shfaqen kur je i prekur nga gastriti? 

 

Simptomat që shkakton gastriti janë të ndryshme dhe ndonjëherë mund të ngatërrohen dhe me ulcerën. Shpesh mund të ndodhë që personat me gastrit mund të mos kenë simptoma. Gastriti mund të prezantohet me dhimbje djegëse në kraharor ose ne bark, dhimbje që qetësohet ose acarohet nga ushqimi.

 

Në disa raste mund të japë humbje të oreksit, të përziera ose të vjella si dhe çrregullime të jashtëqitjes me diarre ose konstipacion. Pacienti mund të ankohet për fryrje barku dhe gogësima.

 

Tipike për sëmundjen e gastritit është shpeshherë shfaqja e simptomave në mënyrë sezonale. Zakonisht vjeshta dhe pranvera janë dy sezone gjatë të cilave personat me gastrit vuajnë shfaqjen e simptomave.

 

 Kujdesi që duhet të tregoni me ushqimet  

 

Praktikoni ngrënie të vakteve të shpeshta, por të vogla pa u ngopur. Në këtë mënyre acidi gastrik do të neutralizohet herë pas here nga ushqimi. Mënyra se si ushqehemi ndikon në pjesën më të madhe të rasteve në shfaqjen e kësaj sëmundje. Mbingarkimi i stomakut me ushqime të vështira për t’u tretur bëhet dhe shkak për lindjen e disa sëmundjeve të stomakut. Kështu për të parandaluar ato këshillohet që të ndiqet një dietë e ekuilibruar me fruta-perime dhe sa më pak proteina.

 

 Ajo çfarë duhet të kenë kujdes gjatë konsumimit të përditshëm është shmangia e ushqimeve, të cilat kanë përmbajte të lartë yndyrash, që e vështirësojnë punën e stomakut në tretjen e tyre. Eliminoni ushqimet irrituese për stomakun si për shembull ushqimet pikante dhe të skuqurat me yndyrë.

 

Ndërkohë që, një element tjetër i rrezikshëm është dhe prania e lartë e kripës në ushqime. Kjo çon   në shfaqjen e komplikacioneve të shumta. Këto ushqime ndikojnë në lodhjen e shpejtë të stomakut dhe në shfaqjen e bakterit, i cili mund të bëhet shkak për fillimin e dhimbjeve të para të sëmundjes.

 

 Gjithashtu duhet eliminuar duhani dhe alkooli si faktorë agravues të sëmundjes dhe që pengojnë shërimin e gastritit.

 

Kujdes duhet bërë me përdorimin e preparateve mjekësorë që shkaktojnë gastrit (aspirina, ibuprofeni); nëse përdorimi i tyre është i domosdoshëm atëherë duhen shoqëruar me mbrojtës të mukozës gastrike gjithmonë duke u këshilluar me mjekun pasi shumë medikamente ndërveprojnë me njeri-tjetrin. Kështu mund të shihet mundësia e zëvendësimit të preparateve kundër dhimbjes me acetaminophen (paracetamol) pasi ky mjekim është i padëmshëm për stomakun.

 

 Një këshillë shumë e nevojshme është të menaxhoni stresin pasi stresi bën që simptomat e gastritit të përkeqësohen. Stresi mund të jetë i pashmangshëm, por ju mund të mësoni për t’u përballuar me të. Përpiquni me aktivitete relaksuese si yoga, meditim, shëtitje në natyrë etj. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit