10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A mund të maten dhimbjet?

Më të lexuarat

Dhimbja fizike do të mund të matet edhe në mënyrë objektive, përveç se te ndihet subjektivisht. Një gjë e tillë nuk dihet se kur do të ndodhë, por me sa duket dita nuk do të jetë e largët. E gjitha kjo falë një kërkimi të kryer nga një grup studiuesish të Universitetit të Oksfordit. Me sa duket regjistrimi i valëve cerebrale përcaktuese, mund të japë të dhëna për t’u bërë më pas një vlerësim i besueshëm i intensitetit të dhimbjes. Bëhet fjalë për një sinjal neuronal, matja e të cilit u bë i mundur nga disa vullnetarë të prekur nga dhimbjet kronike. Atyre iu lidhën dy elektroda, në diencefal në talamus dhe mesencefal, në lëndën gri, dy zona të mirëpërcaktuara të trurit. Kërkuesit kanë mundur në kët mënyrë të regjistrojnë aktivitetin përgjatë ngacmimit të zonave të ndjeshme dhe atyre jo të ndjeshme ndaj dhimbjes, ndërkohë që subjektet pyeteshin mbi intensitetin e dhimbjes që ndjenin. Kohëzgjatja e valëve me frekuencë të shkurtër, të prodhuara nga zonat e trurit nën hetim, rritej në mënyrë të konsiderueshme me rritjen e ndjesisë së dhimbjes. Zbulimi mund të revolucionojë terapitë ndaj dhimbjeve kronike. Sfida, pas kësaj është vënia në punë e një sensori “inteligjent”, në gjendje të perceptojë këto valë të veçanta , e në këtë mënyrë të çaktivizojë ndjesinë e dhimbjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit