-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Çfarë e nxehu Khabibin, muslimanin nga Dagestani që shpërtheu?

Më të lexuarat

Khabibi njihej për qetësinë e tij, por siduket sabrit (durimit) të tij i erdhi fundi. Nga provokimet e vazhdueshme nga McGregor, ai si duket ishte lodhur. Para se të përballeshin Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, kishte ndodhur një përleshje mes tyre dikur më herët.

Boksieri irlandez kishte sulmuar autobusin e dagestanezit me stafin e tij, duke e nxitur edhe më shumë urrejtjen mes të dyja kampeve.

McGregori nuk kishte hezituar që të gjuaj gjësende të forta në drejtim të autobusit të Khabib, por që kjo iu kthye sot në mëngjes.

Khabib e ka fituar duelin ndaj irlandezit, duke e detyruar që ta dorëzoj meçin. Por përveç kësaj, ai është ofenduar në forma të ndryshme duke e quajtur terrorist dhe duke e gjuajtur me alkool, pasi Khabibi si musliman nuk e pinë alkoolin dhe është një besimtar i përpiktë në fenë Islame.
Përveç kësaj, Khabibi ishte fyer rëndë dhe e kishin sulmuar duke i ofenduar babanë e tij i cili ishte në gjendje të rënduar shëndetësore dhe që nuk ishte lejuar të merrte pjesë në meçin e djalit të tij. Të gjitha këto si duket i janë mbledhur bashkë dhe erdhi shpërthimi i Khabibit i cili e deklasojë keq McGregorin, duke ia ulur krytë që asnjëherë më mos të bëjë si i forti i UFC-së.

Megjithëse flitet për dënime të ndryshme që mund të marrë Khabibi, por kjo do të ishte sigurisht një padrejtësi, pasi provokimet më të rënda dhe sulmet i kishte bërë McGregor për një kohë të gjatë por nuk është dënuar asnjëherë./KohaIslame.com/

Më poshtë mund të shikoni videon se si McGregor e kishte sulmuar autobusin e Khabibit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit