Ndonëse shumica e halave të peshkut janë të imta , ato të mëdhatë mund të jenë problematike dhe nëse nuk tregoni kujdes gjatë pastimit të peshkut mund të mbyteni. Të gjithëve na ka ndodhur një gjë e ngjashme dhe të alarmuar nuk kemi ditur ç’të bëjmë. Më poshtë janë paraqitur 3 mënyra si t’i shpëtoni mbytjes në mënyrë natyrale.
Kujdes: Asnjëherë mos përdorni një vegël ose një objekt tjetër të për të të zhvendosur halën . këtë gjë mund ta bëjë vetëm një specialist
1. Kollituni
Gjëja e parë që ju do të bëni instiktivisht është kollitja. Presioni i ajrit gjatë kollitjes do të spostojë halën nga fyti por nëse një gjë e tillë nuk ndodh provoni të hani tul buke.
2.Merrni tulin e një fete buke dhe futeni të gjithin në gojë pa e copëtuar. Buka mund ta zhvendosë halën ndërsa ju gëlltiteni.
3. Provoni vajin e ullirit
Vaji i ullirit është një lubrifikant i shkëlqyer! Vajrat nuk shpërnbëhen shpejt ndaj funksionon më mirë se uji ose qumështi. Vajrat janë më të rënda se lëngjet e tjera kështu që nëse hala është e vogël mund të zhvendoset lehtësisht.
Nëse keni një dhimbje të fytit ose simptoma të tjera duhet të vizitoheni.