Format e mbjelljes se bimëve në një pemëtore (figura bashkangjitur më lartë), janë: i) Forma katrore; ii) Forma e katërkendeshit këndrejte, dhe; iii) Forma trekëndeshe. Forma e mbjelljes së pemëtoreve varen nga relievi i tokes, nga niveli i mekanizimit, kultivari, etj.
a-Forma katrore. Ne këtë formë largësia e bimëve është e barabarte ndermjet tyre, si ndërmjet rreshtave ashtu edhe ndërmjet bimëve në rresht. Kjo formë mbjelljeje, mund të realizohet për format e kurorave kupore dhe ato piramidale. Gjithashtu kjo formë është e përshtatshme të realizohet kryesisht në tokat me reliev fushore. Në këtë formë mbjelljeje mund të realizohen lehtësisht kurorat kupore dhe piramidale. Por vecanerisht e përshtatshme është kjo forme, per rastet e kultivimit me kurora palmete. Kjo forme mbjelljeje siguron një pune të mekanizuar ne të dy drejtimet.
b-Forma e katerkëndeshit kendrejte. Edhe kjo skeme mbjelljeje realizohet në tokat me reliev fushore. Ne kete rast largesia/hapësira ndërmjet rreshtave është me e madhe se ajo e bimëve në nje rresht. Ne këtë rast rreshtat duhet te drejtohen në drejtimin Veri-Jug, me qellim që bimet te ndriçohen sa më mirë nga dielli. Në rastet kur pjerresia natyrale është nga 10-120, ateherë drejtimi i rreshtave duhet te jetë perpendikular me pjerresine me të madhe (ose e thënë ndryshe paralel me izoipset). Edhe ne kete forme mbjelljeje, mund te realizohen lehtësisht kurorat kupore, piramidale dhe palmete.
c-Forma e një trekendeshi trebrinjenjëshem. Aplikohet kryesisht në tokat e pjerreta me pjerresi natyrale nga 12 – 240, ku mundesia e mekanizimit me mjetet e zakonshme për punimin e tokes është më e kufizuar. Bimet mbillen në të 3 kendet e nje trekendëshi trebrinjeshem. Numri i bimeve në këtë rast është 12-15% më i lartë se sa forma katrore apo ajo e katerkëendeshit kendrejt të mbjelljeve. Forma e kultivimit te kurores keshillohet të jetë piramidale ose kupore.
d-Forma e mbjelljes me vetullore. Kjo forme aplikohet në toka shumë te pjerreta me pjerresi mbi 250 dhe drejtimi i vendosjes se rreshtave duhet të bëhet paralel me izoipset (ose e thene ndryshe perpendikular me pjerresinë më të madhe. Në këtë rast për çdo bime edhe e domosdoshme të behet nga një vetullore me nje sipërfaqe rreth 8-12m2 për secilen./bujqesia