22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Sekretari amerikan i shtetit takohet me opozitarët sirianë

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i shtetit është takuar dhe ka biseduar me opozitarët sirianë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për informim, deklaroi se Xhon Kerri, shefi i DASH, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e opozitarëve sirianë dhe ka diskutuar rreth takimit që pritet të zhvillohet gjatë ditëve të ardhshme në lidhje me krizën në Siri.
Shtëpia e bardhë në këtë deklaratë ka thënë se në takimin e Xhon Kerrit me opozitarët siriane të dy palët kanë rënë dakord për nevojën e ndërprerjes së luftimeve me qëllim që të parandalohet vrasja e civilëve sirianë si dhe të gjendet një rrugëzgjidhjeje diplomatike për krizën në Siri.
Vlen të theksohet se konflikti i armatosur në Siri ka filluar që nga viti 2011 me veprimet e grupeve terroriste të cilat janë formuar me mbështetjen e vendeve perëndimore dhe aleateve të tyre rajonal si Arabia Saudite, Turqia dhe Katari dhe gjatë këtyre viteve kanë kryer krime të mëdha kundër popullit sirian.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit