Qytatarët e Kosovës janë të vetëdieshëm se vendit i duhen ndryshime, bile atë rrenjësore! Në çdo palë zgjedhje kanë shpresuar për një perspektivë dhe ditë më të mira, por çdo herë e më shumë janë deshpëruar nga ata që i votuan, bile bile disa moren udhën e largimit nga Kosova duke shitur edhe Truallin e Shtëpinë! Andaj, ata (qytetarët e Kosovës) deri me tani kanë votuar parti, që nuk kanë bërë asgjë tjetër përveç se i kanë ndërruar karriget dhe veturat e tyre, disa kan bërë edhe mbretëri personale! Një e di të sigurtë, se qytetari i Kosovës ka arritur në skajin e deshpërimit dhe të durimit, andaj duan ndryshim strukture dhe qasje të mendimit dhe të veprimit.
Partia “Fjala” e formuar dhe e udhëhequr nga Deputeti i Republikës së Kosovës Dr. Gëzim Kelmendi, është opsioni të cilët qytetarët e zhgenjyer dhe të fjetur, e kanë pritur që ta kenë para vetës. Kryetari i kësaj partie, si njëri i matur, i guximshëm dhe i vendosur në qendrimet e tij, ka bërë që ti zgjoi nga gjumi shumë njerëz dhe të thonë: Ende paska burra me parime dhe që nuk e lëkundin fjalen e dhënë! Aktet e tij burrërore si, largimi nga kualicioni me PDK-n, (e cila nuk e mbajti premtimin) dhe patundshmëria e tij nga etika profesionale prej një të zgjedhuri nga populli, bëri që të admirohet edhe nga kundërshtarët më të mëdhenjë!
Qytetarët tanimë kanë filluar të shpresojnë edhe një herë, se edhe në Kosovë mund të jetohet dhe ka njerëz që ia duan të mirën vendit. Ata (qytetarët), nga kjo Parti e re dhe shumë energjike, presin ndryshimin e madh që do u’a kthej deshirën për të jetuar në Kosovë, e jo të ikun në Perendim. Presin që drejtësia të vihet në vend dhe që e vërteta të mbizotëroi mbi gënjeshtrën! Ata presin që Partia “Fjala”, t’a bëjë atë që gjithmonë shpresonin dhe ëndërronin kosovarët, ndërtimin e Kosovës dhe t’a bëjnë të jetë shembull për të mirë. Të përvetësohen gjërat e mira dhe pozitive që vijnë nga të tjerët, e të refuzohen dukuritë negative edhe nëse vijn nga miqt tonë! Nga Partia Fjala, do presin një karakter të lartë, ndershmëri, korrektësi dhe asnjëherë servilitet ndaj të tjerëve. Nga kjo Parti, qytetari i thjeshtë dhe i sinqertë, pret që të i’a kthej vetbesimin e humbur dhe ti jap mundësi të jetë edhe ai aktiv në jetën e përditshme, e mos të lejoi që gjithmonë të prijnë hileqarët. Andaj, përveç që Partia “Fjala” pret besim nga qytetarët, jamë i sigurtë se edhe qytetarët presin nga kjo Parti, atë që priten nga ata që i zhgenjyen.
Personalisht mendoj se Partia “Fjala” dhe Kryetari i saj, janë të aftë që ti plotësojnë këto pritshmëri të qytetarëve të Kosovës, të cilët deri me tash nuk kanë gjetur gjë tjetër veç mashtrimit dhe deshpërimit. Kjo Parti e formuar nga njeriu i vetëm që e mbajti Fjalën e dhënë atyre që ia dhan votën, do të jetë pikë kthese për Kosovën dhe qytetarët e saj të ç’orjentuar në vendin e vet.