0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

SA AJET MADHËSTOR ËSHTË KY!?

Më të lexuarat

I LAVDËRUAR ËSHTË ALLAHU ATIJ I TAKON HAMDI!

NUK THUHET SE TË DEVOTSHMIT DO TË TUBOHEN VETËM NË XHENNET, PORSE TË DEVOTSHMIT DO TË JENË MYSAFIRË TE I GJITHMËSHIRSHSHMI

ALLAHU NA BËFTË PREJ TYRE AMIN!

 

يَوْمَ نَحْشُرُ الْمُتَّقِينَ إِلَى الرَّحْمَٰنِ وَفْدًا

“Ditën, kur Ne do t’i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të nderuar …” (Surja Merjem :85)

Allahu na tregon ndryshimin e madh mes të devotshmëve dhe keqbërësve mohues. Allahu thotë se ata që i frikësohen Atij duke u ruajtur nga shirku, bidatet, poshtërsitë e mosbindja, Ai do t’i ringjallë Ditën e Gjykimit duke i nderuar me madhështi e kujdes të veçantë.

Ata i pret vetë Rrahmani dhe gostinë e tyre e ka përgatitur vetë Ai që është El Mennan – Bamirësi i madh. Ata do të priten si miqtë që vijnë nga larg. Dihet mirë se udhëtari shpreson e ka gjithmonë mendim të mirë për mikpritësin.

Të devotshmit do të shkojnë tek Rrahmani si ata miqtë që vijnë së largu plot shpresë për mëshirën, bamirësinë dhe bujarinë e Tij të paanë. Ata mezi presin që të shohin dhuratat e Mikpritësit në vendin e kënaqësisë së Tij. E gjithë kënaqësia dhe mëshira e Allahut është mbledhur në atë vend, duke e mbushur plot atë.

Ky është premtimi për ata, për shkak të veprimtarisë së tyre me devotshmëri për arritjen e kënaqësisë së Allahut. Ata janë lajmëruar për këtë shpërblim me gjuhën e profetëve të Zotit, prandaj ata drejtohen për tek Zoti i tyre të nderuar e të stolisur, ashtu siç shkon miku tek i dashuri: të qetë e të lumtur për mikpritjen e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit