3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çështja ‘Dehari’, jo më vetëvrasje, por ‘vdekje e dyshimitë’

Më të lexuarat

Vdekja e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, dy vjet më parë, pati tronditur opinionin dhe konsiderohet si më e mistershmja e viteve të fundit.

Se çka ndodhi atë ditë brenda qelisë ku po mbahej ish-aktivisti i Vetëvendosjes ende nuk është përfundimtare, megjithatë organet e sigurisë e nisën hetimin nga fillimi si vetëvrasje. Pasi rasti është dërguar për ekspertizë në Zvicër, situata ndryshoi; tani po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga prokuroria, duke treguar edhe kur presin të marrin rezultatet e fundit.

Ekspertizat e kryera në Kosovë nga prokuroria e nga ekspertë të pavarur që ranë ndesh me mënyrën e vdekjes së Astrit Deharit, më 5 nëntor të vitit 2016 ngritën edhe më shumë dilema për këtë rast.

Edhe pse kanë kaluar gati një vit kur prokuroria ka përcjellë për në Zvicër raportin me provat dhe dokumentet, rezultati i super ekspertizës ende nuk është dorëzuar.

Kjo bëhet e ditur edhe në dokumentin zyrtar që ka dërguar nga Prokuroria Themelore në Prizren, nga ku mësohet edhe emri i personit që do të kryejë ekspertizën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit