1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Certifikohen mbi 900 nxënës të Mektebit në Prizren

Më të lexuarat

Prishitnë, më 29 mars 2022

Organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit, sot në sallën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, u certifikuan mbi 900 nxënës, të cilët ndoqën mësimet e nivelit të parë të Mektebit.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, hoxhallarë dhe mualime, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Nga një fjalë rasti para të pranishmëve, fillimisht mbajtën kryetari i KBI-së së Prizrenit, Besim ef. Berisha dhe kryeimami i KBI-së së Prizrenit, Orhan ef. Bislimaj, të cilët shpalosën sfidat dhe sukseset e këtij Mektebi. Ata thanë se pavarësisht problemeve me pandeminë, prapë se prapë, te nxënësit gjithmonë pati gatishmëri dhe interesim që me sukses ta vazhdonin mësimin.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, i cili përgëzoi KBI-në e Prizrenit për këtë organizim. “Është tejet e rëndësishme që fëmijët tanë të mësohen dhe edukohen në Mekteb në frymën fetare dhe kombëtare, andaj ju përgëzoj dhe ju uroj për këtë organizim” – tha kryetari Totaj.

Ligjëratën kryesore për rëndësinë e Mektebit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. “Fillimisht më lejoni që t’ju uroj Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit për këtë organizim, si dhe gjithë imamët dhe mualimet, por një urim të veçantë ua adresoj gjithë nxënësve për këtë sukses të treguar. Zoti xh.sh. në shpalljen e fundit, Kuranin fisnik, ajetin e parë drejtuar Pejgamberit Muhamed, ia shpalli urdhrin për lexim e mësim, ngase vetëm kështu arrihet që të kemi shoqëri të zhvilluar dhe me prosperitet të lartë. Sot, dukuritë negative në vendin tonë kanë shënuar rritje, andaj mësimi në Mekteb është rruga e vetme për shpëtimin nga këto dukuri. Edhe njëherë gjithë nxënësve ju dëshiroj jetë të gjatë dhe suksese në jetën e tyre, e gjithashtu i përgëzoj gjithë prindërit për këtë sukses të fëmijëve të tyre” – tha ndër tjera Myftiu Tërnava.

Programi më pas u vazhdua me pikat artistike të përgatitura nga nxënësit e Mektebit. Krejt në fund, u shpërndanë edhe certifikatat për nxënësit dhe mësuesit e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit