1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Certifikatat e vaksinimit do t’iu lëshohen edhe qytetarëve të Ballkanit P.

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian planifikon të nisë me lëshimin e certifikatave digjitale të vaksinimit kundër koronavirusit, nga muaji qershor. Për qytetarët e vendeve të treta, përfshirë Ballkanin Perëndimor, është hapur po ashtu mundësia që të pajisen me këtë dokument kur të udhëtojnë. Megjithatë, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Cristian Wigand, kujtoi se udhëtimet jothelbësore të qytetarëve të vendeve të treta mbeten të ndaluara. “Ata që mund të udhëtojnë aktualisht, do të mund të marrin edhe një certifikatë digjitale të gjelbër, duke e kërkuar atë nga shteti, në të cilin udhëtojnë. Shtetet anëtare duhet të vlerësojnë provat e vaksinimit dhe ta lëshojnë certifikatën digjitale”, tha zëdhënësi i KE-së, Wigand. Certifikatat digjitale të BE-së do të përmbajnë informacione në lidhje me vaksinimin, testin negativ PCR ose praninë e antitrupave. Në Komisionin Evropian po ashtu tha se, së shpejti, qytetarëve të vendeve të treta do t’iu njihen edhe certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga vendet e tyre, por kjo, sipas zyrtarëve evropianë, kërkon harmonizimin e sistemit të lëshimit të këtyre dokumenteve me kërkesat evropiane. “Me këtë, certifikatat e vendeve të treta do të pranohen në BE njësoj si certifikatat e gjelbra digjitale, të lëshuara nga BE-ja”, tha Wigand. BE-ja është kritikuar për fushatë të ngadalshme të vaksinimit kundër koronavirusit, por zyrtarët evropianë kanë fajësuar problemet me furnizim. Të dielën, Kosova ka pranuar dozat e para të vaksinave, ndërsa të martën pritet të nisë fushatën e imunizimit. Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kanë nisur tashmë vaksinimin.

/REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit