-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ceremonia në Mekë, Qabja lahet me ujë zemzemi dhe trëndafil

Më të lexuarat

Bëhet fjalë për një ngjarje e cila daton që nga koha kur profeti Muhamed a.s çliroi Mekën, dhe e njëjta përsëritet dy herë në vit

RIJAD (AA) – Pas përfundimit të Haxhit, në përputhje me traditën shumëshekullore, vendi më i shenjtë i muslimanëve, Qabja, sot është pastruar me ujë zemzemi dhe trëndafil, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për një ngjarje e cila daton që nga koha kur profeti Muhamed a.s çliroi Mekën, dhe e njëjta përsëritet dy herë në vit.

Pastrimi i parë i Qabes është ky, gjatë muajit Muharem, muaji i parë kalendarik sipas hixhrit, ndërsa larja e dytë bëhet muajin i cili i paraprinë Ramazanit.

Kjo është një ceremoni e rëndësishme për muslimanët dhe si e tillë bën bashkë mijëra besimtarë të cilët një natë më parë fillojnë të tubohen rreth Qabes.

Agjencia e saudite e lajmeve, SPA raporton se larja e Qabes u ndoq nga afër nga emiri i Mekës, Halid Faysal bin Abdulaziz, të cilin e kishte caktuar mbreti saudit Salman bin Abdulaziz.

Ceremonia u ndoq gjithashtu nga shumë zyrtarë të tjerë të lartë të Arabisë Saudite, ndërsa muret e brendshme dhe të jashtme të Qabes u lanë me ujë nga burimi i zemzemit të përzier me trëndafil.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit