-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ceremoni përkujtimore për masakrën Hoxhali

Më të lexuarat

Marshimi dhe ceremonia përkujtimore janë zhvilluar në prezencën e të gjithë drejtuesve të lartë të shtetit, ndërsa i pranishëm ishte edhe Presidenti, Ilham Aliyev

BAKU (AA) – Në kuadër të 25 vjetorit të masakrës së Hoxhalit, është zhvilluar sot në Baku të Azerbajxhanit, një marshim dhe ceremoni përkujtimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Marshimi dhe ceremonia përkujtimore janë zhvilluar në prezencën e të gjithë drejtuesve të lartë të shtetit, ndërsa i pranishëm ishte edhe Presidenti, Ilham Aliyev.

Në marshimin i cili nisi në sheshin Azadlëk, morën pjesë mijëra persona. Në marshim kishte pankarta me fotografitë e të rënëve në këtë masakër. Ndërsa pas marshimit i cili përfundoi në përkujtimoren Ana Feryadı (vajtimi i nënës), Presidenti i vendit Aliyev vendosi një kurorë me lule pranë monumentit.

Persona të cilët mundën të shpëtonin masakrës dhe të afërmit e të rënëve në këtë masakër, vizituan monumentin. Ndërsa disa vizitorë bënë lutje për të rënit, disa të tjerë duke rikujtuar vuajtjet, nuk mundën të mbanin veten e tyre pa u përlotur.

Ndërkohë Ambasadori i Turqisë në Baku, Erkan Özoral, pasi vizitoi monumentin, në një deklaratë për AA, tha se para 25 vitesh 613 njerëz janë vrarë vetëm se ishin azerë.

Duke vënë në dukje se ende nuk dihet fati i 150 personave në këtë ngjarje, Özoral në vijim të fjalës së tij ka shtuar: “Patjetër që gjaku e këtyre vëllezërve tanë nuk do të mbesë në vend. Drejtësia do të vijë një ditë. Drejtësia nuk ka për të ardhur deri sa azerët të mos takohen sërish me tokën e tyre dhe deri sa të ikurit nga shtëpitë e tyre të rikthehen”.

Masakra Hoxhali

Hoxhali i cili u pushtua nga forcat armene në fund të vitit 1991, ishte një vendbanim me sipërfaqe prej 936 kilometra katrorë ku jetonin 2 mijë e 605 familje, gjithsej 11 mijë e 356 njerëz. Armenët të cilët në dhjetor të vitit 1991 e kishin okupuar qytetin Hankendi, vend që cilësohet si kryeqytet i Malësisë së Karabakut, shënjestrën e radhës kishin qytetin Hoxhali.

Armenët duke i okupuar të gjitha fshatrat dhe rrugët rreth Hoxhali, ndërprenë lidhjen e këtij vendbanimi me qytetet tjera. Transporti me helikopterë, lidhja e vetme e Hoxhali me rajonet tjera, ishte ndërprerë pasi që armenët e kishin qëlluar një helikopter më 28 janar 1992. Në këtë ngjarje humbën jetën 44 civilë pjesa e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë.

Në Hoxhali ku në fillim të muajit janar të vitit 1992 nuk kishte energji elektrike, mbrohej nga forcat e mbrojtjes lokale dhe ushtarë kombëtarë në numër të vogël me armë të lehta. Armenët më 25 shkurt 1992 filluan ta sulmojnë Hoxhali nga tre anë, duke e përdorur artilerinë dhe tanket e regjimentit 366-të të motorizuar duke e sulmuar intensivisht dy orë. Ndërsa një ditë pas sulmit ishte kryer “Masakra Hoxhali”.

Sipas të dhënave zyrtare, në Masakrën Hoxhali humbën jetën 612 shtetas të Azerbajxhanit, prej të cilëve 106 ishin gra, 70 pleq dhe 63 fëmijë të pambrojtur. Nga masakra shpëtuan gjallë 487 persona, ndërsa forcat armene morën peng 1.275 persona, ku për 150 edhe sot e kësaj dite nuk ka informacione se ku ndodhen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit