1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çerekshekulli “Drita Islame”: kur Ervin Hatibi sajoi të vetmen gazetë me dy apertura dhe dy faqosje

Më të lexuarat

“Drita Islame”, organ i njohur i Komunitetit Musliman Shqiptar mbushi 25-vjet aktivitet. Ajo pason të famshmen “Zani i Naltë”, organ historik i këtij komuniteti deri pas lufte, që ishte ekuivalent i të famshmes tjetër, “Hylli i Dritës”, organ prestigjoz i katolikëve. “Zani Naltë” përmendet dhe në një batutë filmi, tek “Koncert në vitin ‘36”, kur hoxha, i nxehur me shakatë e theatrinave që donin të këndonin në majë të minaresë, e kërcënon prefektin se “për këto turpe që i po i ndodhnin qytetit” tonë do i shkruante dhe revistës Zani i Naltë.

Por le të kthehemi tek “Drita Islame”. Tej zakonshmërisë së një organ fetar, ajo ka të veçantat e saj në 25 vjet histori, të cilat lidhen me emrin e poetit dhe publicistit të njohur Ervin Hatibi. Pas viteve 2000, ky organ u drejtua pikërisht prej tij për pak vite; dhe ky ishte ndër raste e rralla kur një media e shkruar e destinuar për një target grup të kufizuar lexuesish, diktonte zgjerimin e rrethit të interesit për lëçitje, pikërisht për shkak të prestigjit të njeriut që e drejtonte, ardhur nga pjaca e letrave shqipe të kohës, që vijon të jetë dhe sot i tillë.

Ndërsa nga pikëpamja teknike dhe estetike, ajo pati një të veçantë unike, pasi qe e vetmja gazetë me dy apertura. Dhe kjo diktonte të kishte dy modele   faqosjeje, gjë që nuk është hasur deri më sot.

Apertura 1
Apertura 2

Prej vitesh, “Drita Islame” ka kaluar nga gazetë në revistë, shumë më cilësore sigurisht, por pa të veçantat që i dha Hatibi…edhe në përmbajtje.         /tesheshi.com/       

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit