1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çerek i mirë për Microsoftin

Më të lexuarat

Microsoft gjatë çerekut të parë arriti rezultate të mira të afarizmit të cilat ishin më të mira se pritjet e analistëve.

Të hyrat totale të kompanisë gjatë çerekut të parë u rritën nga 16.4 të vitit të kaluar në 17.4 miliard dollarë, derisa profiti u rrit prej 5.7 në 6.4 miliard dollarë. Analistët prisnin të hyra në lartësi prej 17.2 miliard dollarë dhe profit prej rreth 6.1 miliard dollarë.

Gjatë tri muajve të parë të vitit Microsoft pati rezultate më të mira në njësinë përgjegjëse për server dhe vegla, të hyrat e së cilës u rritën për 14% në 4.57 miliard dollarë. Departamenti afarist i Microsoftit shënoi rritje të të hyrave në nivel prej 9%, në 5.81%, derisa të hyrat nga Windowsi u rritën për 4% në 4.62 miliard dollarë.

Humbësi më i madh ishte afarizmi përmes internetit që me të hyrat prej 707 milion dollarë shënoi humbje prej 479 milion dollarë. Por edhe kjo është dukshëm më mirë në krahasim me humbjen e vitit të kaluar prej 776 milion dollarë. Humbësi i dytë më i madh është departamenti përgjegjës për zbavitje dhe pajisje, i cili shënoi rënie të të hyrave nga 1.9 në 1.6 miliard dollarë dhe humbjet prej 229 milion dollarë kundrejt profitit të vitit të kaluar që ishte 210 milion dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit