Çelik reagoi edhe ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz për Turqinë, duke theksuar se ky ministër i ri është njohur si simbol i racizmit në Evropë
ADANA (AA) – Ministri turk për Bashkimin Evropian dhe kryenegociator Omer Çelik gjatë vizitës në Odën Tregtare në Adana tha se vlerat të cilat Turqia i përfaqëson janë vija të kuqe mbi të cilat nuk mund të kalohet, raporton Anadolu Agency (AA).
“Turqia dhe populli turk kanë vlerat e tyre. Këto vlera janë vija e kuqe. Çfarë do debatesh të bëjmë mes nesh, për këdo që votojmë, autoriteti i presidentit të Turqisë është autoritet që përfaqëson tërë popullin turk. Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë as nuk është në atë nivel as nuk ka atë kompetencë të komentojë këtë çështje”, tha Çelik, duke reaguar ndaj deklaratave të mëparshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.
Ai reagoi edhe ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz për Turqinë, duke theksuar se ky ministër i ri është njohur si simbol i racizmit në Evropë i cili, siç tha, vazhdimisht përhap racizëm.
Çelik theksoi se veprimtaria e tij (Kurz) politike, mes tjerash, përbëhet edhe nga armiqësia ndaj Turqisë dhe presidentit turk si dhe nga islamofobia.
Kurz më herët në paraqitjet e tij ashpër kritikoi Turqinë dhe presidentin e saj Recep Tayyip Erdoğan.