Kreu pro rus i republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka arritur marrëveshje me familjen mbretërore të Bahreinit, për të themeluar një kompani ajrore.
Në faqen zyrtare të Kadyrovit thuhet se marrëveshja u arrit gjatë një vizite të këtij të fundit në Lindjen e Mesme, me ç’rast u takua me Sheikun Favas al-Khalifa, përfaqësues i familjes mbretërore të Bahreinit.
Nuk janë dhënë detaje të tjera, përveç që marrëveshja do të formalizohet se shpejti.