11.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

KBI i Mitrovicës distancohet nga fjalimi i imamit Latifi

Më të lexuarat

Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë pas reagimeve publike shkaktuar nga fjalimi i imamit Fatmir Latifi lidhur me deklaratën mbështetëse ndaj njërit kandidat për kryetar të komunës, në fazën e balotazhit, që do mbahet më 1 dhjetor lëshoi një njoftim, me të cilin thekson se BIK-u është e të gjithë qytetarëve të besimit islam pa dallim etnie, gjuhe dhe orientimi politik dhe si e tillë do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen.
Në njoftim kjo bashkësi rikujton se është e vetëdijshme se edhe popullata e gjerë ka orientime të ndryshme politike.

“Edhe imamët si pjesë e popullatës mund të kenë preferenca të caktuara, por jemi kategorikisht kundër që bindjet individuale të manifestohen në objekte fetare, për arsye se kjo nuk ndihmon misionit të cilën e ka Bashkësia Islame e që është uniteti i popullit. Prandaj ne si Këshillë i Bashkësisë Islame në Mitrovicë distancohemi nga fjalimi i imamit Fatmir Latifi dhe vlerësojmë se ato janë bindje të tij personale dhe në asnjë mënyre nuk shprehin qëndrimin zyrtar të Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë , thuhet në njoftim.

“Ne si Bashkësi Islame gjithmonë kemi qenë dhe mbetemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha strukturat udhëheqëse, qofshin komunale apo qendrore në interes të ruajtjes së unitetit dhe të mirës së përgjithshme për qytetarët. Shpresojmë dhe urojmë që edhe procesi zgjedhor i balotazhit të 1 dhjetorit të kalojë në frymën e tolerancës dhe të mirëkuptimit dhe urojmë që qytetarët të zgjedhin atë që ata mendojnë se meriton të përfaqësoj në mënyrën më të denjë”, përfundon njoftimi. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit