1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çeçeni që vrau shqiptarin do të paraqitet në gjykatë, këto janë detajet e vrasjes

Më të lexuarat

Pas vrasjes së 45-vjeçarit Rexhep M. më 13 tetor 2014 në Linz të Austrisë, i arratisuri dhe i dyshuari kryesor, çeçeni Achmed D., ka kërkuar bashkëpunim me policinë dhe dëshiron të paraqitet para Gjykatës së Lartë të Austrisë.
Sipas medieve austriake, thuhet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje që djali i viktimës e kishte më herët me boshnjakun Elvedin R.

Bëhet e ditur se boshnjaku së bashku me një grup prej tre çeçenësh takohen në një lokal në Linz me Rexhepin dhe dy djemtë e tij, ku edhe fillojnë zënkën.

Pasi dalin jashtë lokalit, çeçeni Achmed D. e qëllon me gjakftohtësi atë me një plumb në kokë. Sipas ekspertëve të kriminalistikës, mendohet se kjo vrasje ishte me pagesë.

Në anën tjetër, dorasi Achmed D. shpreson se Gjykata do të marrë parasysh se vrasja ishte aksidentale dhe jo e planifikuar.

“Unë do të paraqitem vetë para gjykatës. Nuk e di kur, por shumë shpejt. Do të dëshmoj se nuk ka qenë vrasje e planifikuar”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.

Për këtë rast autoritetet austriake në mars të këtij viti patën dënuar më burgim dy shtetasit e tjerë çeçenë, së bashku me boshnjakun.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit