1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Çeçeni, protestë kundër masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit

Më të lexuarat

Më shumë se 1 milion persona në Grozni, kryeqyteti i Republikës së Çeçenisë së Federatës Ruse, protestuan kundër masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit (Rohingya)

MOSKË (AA) – Më shumë se 1 milion persona në Grozni, kryeqyteti i Republikës së Çeçenisë së Federatës Ruse, protestuan kundër masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit (Rohingya), raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët, numri i të cilëve tejkaloi shifrën prej 1 milion, u tubuan në qendër të kryeqytetit, Grozni, për të tërhequr vëmendjen për ngjarjet e dhunshme të cilat kanë shënjestër muslimanët në Mianmar.

Në protestën ku morën pjesë edhe presidenti i Republikës së Çeçenisë, Ramazan Kadirov dhe Myftiu i Ingushetisë, Isa Hamhoyev, u mbajtën parulla me mbishkrime në gjuhën ruse dhe angleze “Ndalni gjenocidin në Mianmar”, “Ndalni brutalitetin ndaj muslimanëve në Mianmar”.

Protesta përfundoi me faljen e namazit të drekës në xhaminë “Zemra e Çeçenisë”.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë, u theksua se në protestën në të cilën kanë marrë pjesë rreth 1 milion e 100 mijë persona kanë marrë pjesë dhjetëra mijëra persona edhe nga rajonet përreth.

Ndryshe, një numër i madh i muslimanëve të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar militantë të armatosur. Gjatë sulmeve të ushtrisë janë shënjestruar mbi 60 fshatra ndërsa dhjetëra prej tyre janë djegur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit