Fëmijë të shtresave të ndryshme, u pyetën për lodrën e tyre të preferuar. Përgjigjet e tyre do ju zhysin në mendime…
Anna Rosling Rönnlund ka kaluar 15 vitet e fundit në përpjekje për t’i bërë të dhënat publike globale, më të lehta për t’u kuptuar. Në pëprjekjen për të gjetur një ide, e cila do i lidhte njerëzit më mirë se sa grafikët shumëngjyrësh, ajo nisi Dollar Street. Kjo nismë pajtoi një ekip fotografësh, për të dokumentuar më shumë se 264 shtëpi në 50 shtete. Në secilën shtëpi, fotografi kaloi një ditë duke bërë foto të deri 135 objekteve, si për shembull këpucët e familjes, apo… lodrat e fëmijëve.
Me sa duket, mund të krijosh një ide të saktë të njerëzve në nivele të ndryshme të ardhurash, duke vënë re me kujdes lodrat me të cilat luajnë fëmijët e tyre. Nga familje që fitojnë 45 dollarë në muaj, deri tek ato me më shumë se 3000, këto vështrime të përditshmërisë së qindra familjeve, zbulojnë shumë më tepër se sa çdo lloj grafiku.
“Njerëzit në kulturat e tjera shpesh përshkruhen si të frikshëm apo ekzotikë”, thotë Anna. “Kjo duhet të ndryshojë. Ne duam të tregojmë se si jetojnë njerëzit në të vërtetë. Na u duk e natyrshme që të përdornim fotografitë në vend të shifrave, që njerëzit të shohin vetë se si është jeta, në familje me nivele të ndryshme të ardhurash. Dollar Street ju mundëson të vizitoni shumë shtëpi përreth botës. Pa udhëtuar”.
Në një shtëpi në Burkinabe, me të ardhura 29 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një gomë e vjetër.
Në një shtëpi në Burundi, që jeton me 29 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është misër i thatë.
Në një shtëpi në Indi që jeton me 31 dollarë në muaj për çdo të rritur, vogëlushi e ka krijuar vetë lodrën e preferuar.
Në një shtëpi në Zimbabve, që jeton me 34 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një top i bërë vetë.
Në një shtëpi në Haiti që jeton me 39 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një makinë e bërë me plastikë të ricikluar.
Në një shtëpi në Zimbabve që jeton me 41 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një makinë.
Në një shtëpi në Haiti që jeton me 43 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një rreth.
Në një shtëpi në Burkinabe, me të ardhura 45 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një kukull plastike e thyer.
Në një shtëpi në Burkinabe, me të ardhura 54 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një gomë e vjetër.
Në një shtëpi në Bregun e Fildishtë, me të ardhura 61 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një sandale.
Në një shtëpi në Indi, me të ardhura 65 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një shkop cricket-i i bërë vetë.
Në një shtëpi në Ruanda, me të ardhura 72 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar janë gjethet.
Në një shtëpi në Haiti, me të ardhura 102 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një videogame.
Në një shtëpi në Palestinë, me të ardhura 112 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një shishe plastike.
Në një shtëpi në Kolumbi, me të ardhura 123 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një top volejbolli.
Në një shtëpi në Nigeri, me të ardhura 124 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar janë shkopinjtë e drurit.
Në një shtëpi në Kolumbi, me të ardhura 163 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një mace.
Në një shtëpi në Indi, me të ardhura 245 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një kamion lodre.
Në një shtëpi në Jordani, me të ardhura 249 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar janë kafshët prej pellushi.
Në një shtëpi në Indi, me të ardhura 369 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një celular.
Në një shtëpi në Jordani, me të ardhura 583 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një tablet.
Në një shtëpi në Amerikë, me të ardhura 855 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një Lego.
Në një shtëpi në Kinë, me të ardhura 2235 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një model tanku ushtarak.
Në një shtëpi në Kenia, me të ardhura 3268 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një tablet.
Në një shtëpi në SHBA, me të ardhura 4650 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është një komplet bejsbolli.
Në një shtëpi në Ukrainë, me të ardhura 10090 dollarë në muaj për çdo të rritur, lodra e preferuar është kafshë gjigande pellushi. / bota.al