3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ç’do të thotë njohja ruse e rajoneve të shkëputura nga Ukraina?

Më të lexuarat

Analizë e detajuar e vendimit më të fundit të Putinit dhe e ka precedentë të mëparshëm

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të hënën, presidenti rus Vladimir Putin pranoi pavarësinë e provincave pro-ruse në Ukrainën lindore.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se Rusia mund të pushtojë Ukrainën me 190,000 trupa që ka grumbulluar pranë kufirit me vendin fqinj.

Edhe pse tensionet në Ukrainën lindore janë rritur gjatë tre ditëve të fundit, Perëndimi dhe Rusia thonë se preferojnë një zgjidhje diplomatike të krizës. Por a do të ndërlikohen këto përpjekje nga njohja e rajoneve të shkëputura nga Rusia?

Separatistët pro-rusë në rajonet Donetsk dhe Luhansk – të njohur kolektivisht si Donbass – u larguan nga qeveria ukrainase në vitin 2014 dhe u deklaruan “republika popullore” të pavarura, por nuk janë njohur deri më sot.

Ukraina thotë se rreth 15,000 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i konfliktit.

Rusia mohon përfshirjen në konflikt, por ka mbështetur separatistët në një sërë mënyrash, duke u dërguar atyre fshehurazi mbështetje ushtarake, ndihmë financiare, rezerva vaksinash për COVID-19 dhe duke lëshuar të paktën 800,000 pasaporta ruse për banorët e atyre rajoneve.

Moska gjithmonë e ka mohuar planifikimin e një pushtimi të Ukrainës.

Çfarë do të thotë njohja ruse?

Rusia thotë për herë të parë se nuk e konsideron Donbasin pjesë të Ukrainës. Kjo mund t’i hapë rrugën Moskës që të dërgojë hapur forca ushtarake në rajonet separatiste, duke argumentuar se duhet të ndërhyjë si aleate për t’i mbrojtur ato nga Ukraina.

Parlamentari rus dhe ish-udhëheqësi politik i Donjeckut, Alexander Borodai, i tha Reuters në janar se separatistët në këtë rast do t’i kërkonin Rusisë t’i ndihmonte të merrnin kontrollin e pjesëve të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, ende të kontrolluara nga forcat ukrainase. Nëse kjo ndodh, mund të ketë një konflikt të hapur ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës.

Po procesi i paqes në Minsk?

Njohja e Rusisë në fakt anulon marrëveshjet e paqes të Minskut të vitit 2014 dhe 2015, të cilat ende nuk janë zbatuar dhe deri më tani të gjitha palët, përfshirë Moskën, e kanë konsideruar si shansin më të mirë për zgjidhjen e konfliktit.

Marrëveshjet kërkojnë një shkallë të lartë autonomie për dy rajonet brenda Ukrainës.

Si do të përgjigjet Perëndimi?

Qeveritë perëndimore kanë paralajmëruar Moskën për muaj të tërë se çdo lëvizje e forcave ushtarake ruse përtej kufirit të Ukrainës do të provokonte një përgjigje të fortë, duke përfshirë sanksione të ashpra financiare.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha javën e kaluar se njohja do të “minonte më tej sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, përbën një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar dhe do të ngrinte dyshime të mëtejshme për pretendimin e Rusisë se ajo është e përkushtuar ndaj diplomacisë për të gjetur një zgjidhje paqësore për krizën.”

Ai shtoi se kjo do të kërkonte një përgjigje “të shpejtë dhe të fortë” nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

A ka bërë Rusia diçka të ngjashme më parë?

Po – ajo njohu pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, dy rajone të shkëputura gjeorgjiane pas një lufte të shkurtër me Gjeorgjinë në 2008.

Moska u dha atyre mbështetje të madhe financiare, zgjeroi shtetësinë ruse për popullsinë e atyre rajoneve dhe zhvendosi mijëra trupa atje.

Çfarë mund të fitojë Moska dhe çfarë mund të humbasë?

Në rastin e Gjeorgjisë, Rusia ka përdorur njohjen e rajoneve të shkëputura për të justifikuar një prani të hapur ushtarake në ish-republikën fqinje sovjetike në një përpjekje për të heshtur aspiratat e Gjeorgjisë për NATO-n për një kohë të pacaktuar, duke i mohuar kontrollin e plotë të territorit të saj. E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën.

Nga ana tjetër, Moska kërcënohet me sanksione dhe dënime nga komuniteti ndërkombëtar për largimin nga procesi i paqes në Minsk, pasi pretendon se është e angazhuar për të për një kohë të gjatë.

Ajo do të jetë gjithashtu e ngarkuar me përgjegjësinë për dy territore të shkatërruara nga tetë vjet luftë dhe që kanë nevojë për mbështetje të madhe ekonomike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit