0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Çdo të ndodhë me Ballkanin Perëndimor nëse Ukraina humbet luftën?

Më të lexuarat

Zyrtarja europiane, qartësime mbi proceset e anëtarësimit në rajon

Rezultati i negociatave në procesin e bashkimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) lidhet drejtpërdrejt me rezultatin e luftës në Ukrainë, tha zëvendësdrejtorja e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë dhe shefi i zyrës në Sofje, Vesela Çerneva.

“Nëse Ukraina humbet, atëherë unë nuk shoh ndonjë perspektivë për zgjerim,” tha Cherneva për Radion Evropa e Lirë (RSE).

Ajo thekson se procesi i anëtarësimit funksionon vetëm kur shoqëritë në vendet kandidate dëshirojnë realisht të anëtarësohen në BE.

“Ukrainasit ishin gati të luftonin për të. Por, nëse shoqëritë në ato vende nuk janë të gatshme të luftojnë për reformat e tyre demokratike, BE-ja nuk mund ta bëjë këtë për ta”, thotë Çerneva, duke komentuar faktin se vetëm pak më shumë se 30 për qind e qytetarëve serbë mbështesin anëtarësimin në BE.

Dimensioni demokratik

Lidhur me marrëveshjet e fundit të Serbisë me BE-në për litiumin dhe Francën për blerjen e avionëve luftarakë Rafale, ajo thekson se përveç biznesit dhe sigurisë, ka edhe një dimension demokratik.

“Kur flasim për forcat pro-evropiane në Serbi, dhe unë kam punuar me disa prej tyre për shumë e shumë vite, e kuptoj se ata me të vërtetë kanë frikë se nuk do të ketë më vend për ta, sepse Vuçiç shihet si një politikan evropian. Me gjithë këto parregullsi, me gjendjen e sistemit social, me shembjen e demokracisë, shumë nga këta njerëz ndoshta ndihen të tradhtuar”, thotë kjo zyrtare e Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë.

Ajo thotë se serbët nuk duhet të ndalojnë së mbështeturi te Evropa.

“Unë mendoj se ata do të gjejnë një derë të hapur në momentin që duan që Evropa të jetë partneri i tyre në ndryshimin e Serbisë. Por unë mendoj se tani për tani qeveritë evropiane po përpiqen të bëjnë atë që është e mundur dhe është mjaft e qartë se Vuçiç ka mundësi të tjera. Prandaj po përpiqen të gjejnë mënyra për ta afruar me Evropën”, thotë Cherneva.

Një pikë kthese

Ajo shprehet se mund të jeni cinikë, madje edhe skeptikë për vlerën e BE-së nëse jeni larg anëtarësimit.

“Në momentin kur afrohesh, atëherë duhet të përputhesh jo vetëm me politikën e jashtme, por edhe me të gjitha premisat e tjera me vlerë që e mbajnë BE-në të bashkuar. Prandaj mendoj se BE-ja dhe disa shtete anëtare tani po e trajtojnë kështu Serbinë sepse nuk është as afër anëtarësimit në bllokun evropian”, thekson Çerneva.

Kjo është arsyeja pse, sipas saj, kjo është një pikë kthese.

“Nëse shoqëria dhe politikanët serbë vendosin se anëtarësimi është qëllimi i tyre dhe bëjnë më shumë përpjekje në atë rrugë dhe, në të njëjtën kohë, anëtarësimi është i besueshëm – sepse BE-ja gjithashtu duhet të japë shenja të besueshme se dëshiron zgjerimin – atëherë ky lloj transaksioni në marrëdhënie nuk do të jenë më i mundshëm”, beson Cherneva. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit