0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Çdo i treti person në botë posedon një telefon të mençur

Më të lexuarat

Edhe pse telefonat e mençur janë të zakonshëm në botën e zhvilluar, ka ende mjaft njerëz të cilët ende nuk e kanë një të tillë, dhe këto pajisje të mençura mobile janë ende të rralla në vendet në zhvillim.
Megjithatë, rritja e telefonave të mençur është në rritje e sipër, dhe sipas gjetjeve të fundit nga raporti i Strategy Analytics, numri i përdoruesve të telefonave të mençur në nivel global arriti në 2 miliardë në vitin 2014.
 
Deri në fund të 2015, kompania e hulumtimeve parashikon se numri i përdoruesve të do të rritet në 2.5 miliardë ose do të përbëjë 35 për qind të popullsisë së botës.
 
Strategy Analytics përkufizon një “përdorues” si një person i cili zotëron dhe përdor një ose më shumë telefona të mençur aktivë.
Kjo është një rritje e konsiderueshme, pasi që në vitin 2013 vetëm 1.5 miliardë (ose 22 për qind e popullsisë së botës) kishin në pronësinë e tyre një telefon të mençur. (Telegrafi)
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit