12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mbi 3 mijë parfume false, u konfiskuan teksa po hynin në Kosovë

Më të lexuarat

Oficerët doganorë, gjatë kontrollit të mallrave të importuara arritën të gjejnë produkte të falsifikuara kozmetike, respektivisht parfum dhe kremra në sasi të konsiderueshme.
Ngarkesa dhe malli është kontrolluar dhe ekzaminuar në bazë të analizës së riskut, derisa kontrolli rezultoi me gjetjen e mallrave të padeklaruar, deklarim të pasaktë dhe mallra me marka tregtare të cilat shkelin ligjin e drejtës dhe pronësisë intelektuale.
 
Oficerët gjetën mallra të markave të mbrojtura tregtare respektivisht brendin “1 Million” në sasi dhe paketime të ndryshme.
 
Sasia e parfumeve dhe preparateve tjera kozmetike ishte mbi 3200 copë, dhe vlera e tyre arrin në 15,000 euro.
 
Këto mallra janë konfiskuar, të njëjtat do t’i nënshtrohen asgjësimit derisa kompania është gjobitur sipas ligjit. /kp/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit