4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Çdo herë do të jemi të gatshëm të japim jetën për sigurinë e popullit tonë”

Më të lexuarat

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Hulusi Akar, tha se gjithë anëtarët e rrjetit terrorist tradhtar të FETO-s do të përballen me drejtësinë

ANKARA (AA) – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Hulusi Akar, tha se gjithë anëtarët e rrjetit terrorist tradhtar të FETO-s do të përballen me drejtësinë, dhe do të marrin dënimet maksimale siç meritojnë, raporton Anadolu Agency (AA).

Akar ka folur në Ankara në kuadër të programit të shënimit të përvjetorit të parë të “15 korrikut”, më saktësisht përvjetorit të përpjekjes tradhtare për grusht shteti të cilin vitin e kaluar e kreu organizata terroriste FETO.

“Të gjithë anëtarët e rrjetit tradhtar (organizata terroriste FETO), të cilët u janë dorëzuar institucioneve gjyqësore të Republikës së Turqisë, do të sillen para drejtësisë dhe do të marrin dënimin maksimal që meritojnë”, tha Akar.

Ai ka shtuar më tej: “Për ne më e rëndësishme dhe vlera më e madhe është besueshmëria, kurse suksesi më i madh është të jesh i besueshëm. Në këtë kontekst, pjesëtarët e Forcave të Armatosura Turke, janë besnikë ndaj atdheut, popullit dhe shtetit të tyre, çdo herë do të jenë të gatshëm të japin jetën për sigurinë, unitetin dhe bashkimin e popullit tonë”.

Pjesëtarët e forcave të armatosura turke besnike ndaj organizatës terroriste FETO/PDY më 15 korrik 2016 u përpoqët që përmes grusht shtetit ushtarak të përmbysin autoritetet ligjore dhe legjitime në vend. Tentativa për grusht shteti u shua po atë natë kur mijëra qytetarë dolën në rrugë dhe me ndihmën e forcave të sigurisë ndalën puçistët.

Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke gjatë përpjekjes për grusht shteti ishte një nga objektivat e parë të puçistëve, kurse atë natë si pengje u morën një numër i personelit ushtarak, duke përfshirë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar. Ai ishte marrë peng në ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm, dhe u lirua të shtunën në mëngjes në operacionin e policisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit