1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çdo gjë e bukur e kësaj bote do të zhduket

Më të lexuarat

Kjo është jeta e kësaj bote, jetë kalimtare, çdo gjë e bukur e saj do të zhduket:
(كُلُّ مَنۡ عَلَیۡهَا فَانࣲ)
“Çdo gjë që ndodhet më të ka për tu zhdukur”. [Er-Rahman: 26]

Dhe me keqardhje njerëzit janë mashtruar pas saj dhe shumë prej tyre edhe janë zhytur në kënaqësitë dhe bukuritë e saj të magjepsur:
(زُیِّنَ لِلنَّاسِ حُبُّ ٱلشَّهَوَ ٰ⁠تِ مِنَ ٱلنِّسَاۤءِ وَٱلۡبَنِینَ وَٱلۡقَنَـٰطِیرِ ٱلۡمُقَنطَرَةِ مِنَ ٱلذَّهَبِ وَٱلۡفِضَّةِ وَٱلۡخَیۡلِ ٱلۡمُسَوَّمَةِ وَٱلۡأَنۡعَـٰمِ وَٱلۡحَرۡثِۗ)
“Njerëzve u është hijeshuar dashuria për kënaqësitë e kësaj bote, për gratë (e hijshme), për djemtë (e pasardhësit e shumtë), për pasurinë e madhe prej ari e argjendi, për kuajt e stolisur e për bagëtinë e bujqësinë.” [Al-Imran: 14]

Kundrejt këtyre kënaqësive, njerëzit ndahen në dy grupe:

1. Ata që e konsiderojnë arritjen e këtyre kënaqësive si qëllimin kryesor të jetës së tyre. Çdo fjalë, vepër, mendim apo ndjenjë e kanë vetëm për hir të këtyre kënaqësive. Dëshira për të arritur këto kënaqësi i shmang ata nga qëllimi për hir të së cilit Allahu i Lartësuar i ka krijuar, duke u shndërruar kështu në kafshë të vërteta. Për ta është e rëndësishme thjesht që të përmbushin epshet dhe dëshirat e tyre, pa u shqetësuar aspak se me ç’rrugë do ta
arrijnë këtë. Ata nuk shqetësohen aspak se si i fitojnë dhe si i shpenzojnë të mirat që zotërojnë.

2. Ata që e dinë cili është qëllimi i vërtetë i stolive të kësaj jete. Ata e dinë që Allahu i Lartësuar i ka bërë ato për të provuar besimin e njerëzve, për t’u dalluar qartë ata që i japin përparësi bindjes ndaj Tij dhe
kënaqësisë së Tij, nga ata që parapëlqejnë përmbushjen e kënaqësive të pakontrolluara të kësaj dynjaje. Këta i përdorin bukuritë e kësaj jete thjesht si
mjete për të arritur qëllimin kryesor: adhurimin e Allahut. Nëpërmjet kësaj jete dhe çdo çasti të saj, ata mundohen të
grumbullojnë sa më shumë furnizime për rrugën e gjatë që i pret pas vdekjes. Çdo kënaqësi të kësaj bote ata e përdorin si
ndihmë për të arritur përsosjen e adhurimit dhe kënaqësinë e Zotit të tyre. Kënaqësitë dhe stolitë e kësaj jete zënë vend vetëm në trupin e tyre, ndërsa shpirti dhe zemra e tyre përkushtohen për të arritur një qëllim tjetër, shumë më të lartë dhe më të vyer.

@AdelinaKucana

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit