Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ndryshoi kursin të martën në disa udhëzime për vendosjen e maskave, duke rekomanduar që edhe njerëzit e vaksinuar t’iu rikthehen mbajtjes së maskave në ambiente të mbyllura në pjesë të SHBA-së, ku varianti delta i coronavirusit po nxit rritje të infeksionit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, duke cituar informacione të reja në lidhje me aftësinë e variantit për t’u përhapur midis njerëzve të vaksinuar, CDC rekomandoi gjithashtu maska në ambientet e brendshme, për të gjithë mësuesit, stafin, studentët dhe vizitorët në shkollat në të gjithë vendin, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.
Në zhvillimet e tjera, presidenti amerikan Joe Biden, tha se administrata e tij po konsideronte t’iu kërkonte të gjithë punonjësve federalë që të vaksinohen.
Komentet e tij erdhën një ditë pasi Departamenti i Çështjeve të Veteranëve u bë agjencia e parë federale, që t’iu kërkoi punonjësve të saj të kujdesit shëndetësor të marrin vaksinën. /Telegrafi/