0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Çavuşoğlu për “Foreign Policy”: SHBA-të duhet ta ekstradojnë Gylenin

Më të lexuarat

Çavuşoğlu shkroi një artikull me titull “SHBA-të duhet të ekstradojnë Gylenin”, i cili është publikuar në revistën amerikane “Foreign Policy”

ANKARA (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka porositur se populli turk nga administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) pret që të ndërmarrë masa ligjore kundër Fetullah Gylen, i cili kërcënon sigurinë dhe demokracinë e Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu shkroi një artikull me titull “SHBA-të duhet të ekstradojnë Gylenin”, i cili është publikuar në revistën amerikane “Foreign Policy”.

Ai rikujtoi se si pasojë e tentimit të grusht shtetit më 15 korrik jetën e kanë humbur 249 persona dhe janë plagosur mbi 2.000 të tjerë, duke theksuar se Turqia gjatë 10 muajve të fundit po bën përpjekje të mëdha për të zbatuar hetim lidhur me përgjegjësinë për sulmin objektivi i së cilës ka qenë demokracia e vendit të tij, siguria kombëtare dhe populli i këtij vendi.

Çavuşoğlu shtoi se prokurorët turq, pas tentimit të grusht shtetit nisën një hetim gjithëpërfshirës, ku për një kohë të shkurtër zbuluan gjurmë tinëzare dhe të rrezikshme të organizatës terroriste FETO, të cilën 40 vitet e fundit e ushqen Fetullah Gylen dhe që ka struktura të veta në Turqi, SHBA dhe vendet tjera të botës.

Ministri Çavuşoğlu nënvizoi se si udhëheqës i kësaj organizate Fetullah Gylen sot jeton në Saylorsburg, shtetin federal amerikan të Pennsylvanias.

Duke marrë parasysh se Gylen me rrjetin e tij të njerëzve qëndron në SHBA, Çavuşoğlu theksoi se në këtë kuptim, një pjesë të përgjegjësisë për mbledhjen e dëshmive për aktivitetet e ndyra të kësaj organizate bie edhe mbi SHBA-të dhe institucionet e këtij vendi. Sipas tij, Gylen me rrjetin e tij vazhdon të udhëheq institucione arsimore dhe aktivitete të dyshimta biznesi në SHBA.

“Simpatizantët e Gylenit që kanë braktisur Turqinë punojnë në këto shkolla. Përveç kësaj, ata ftohen në Kongresin e SHBA-ve dhe u japin informacione politikanëve amerikanë për Turqinë dhe marrëdhëniet turko-amerikane. Gjithë kjo ndodh për shkak të lëshimit që Fetullah Gylen edhe më tej të jetë në liri”, shkroi Çavuşoğlu.

Shefi i diplomacisë turke theksoi se propozimi për ekstradimin e Gylenit në Turqi ekziston që nga viti 1979, kur mes vendit të tij dhe SHBA-ve është nënshkruar kërkesa për ekstradimin e fajtorit.

Ai tha se Turqia menjëherë pas tentimit të grushtvshtetit më 15 korrik, por edhe në vitet para kësaj dërgoi kërkesë për arrestimin e përkohshëm të Fetullah Gylenit, por kjo kërkesë edhe më tej është në proces të shqyrtimit.

“Administrata e SHBA-ve edhe më tej shqyrton kërkesën tonë, por koha kalon. Populli turk, sikur aleat edhe duhet ta bëj, pret që të ndërmerren masa ligjore kundër rreziqeve që kërcënojnë sigurinë dhe demokracinë tonë”, thekson Çavuşoğlu në artikull.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit