-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Çavuşoğlu pas deklaratës së Kotzias: Mos e vëni në sprovë durimin tonë

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka thënë se Turqia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Greqinë

ANTALIA (AA) – Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu pas vizitës në Shoqatën e Gazetarëve në Antalia komentoi disa deklarime të homologut grek i cili ka kontestuar aftësinë e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), kurse këtë vend e ka quajtur “Fuqi e shfrenuar”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm turk Çavuşoğlu, tha se nuk ka nevojë që Turqia të tregojë forcë dhe se ushtarët turq e dinë se çfarë duhet të bëjnë kur është e nevojshme.

Çavuşoğlu tha se ministri grek shpesh bënë deklarata të karakterit nxitës.

Ai shtoi se si një vend që ka vetëbesim, deklarata të tilla shpesh herë i kanë pranuar me durim, pjekuri dhe ka shtuar se jo gjithmonë e kanë marrë seriozisht personin që “ka komplekse” dhe paralajmëroi qeverinë greke.

“Turqia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Greqinë, qoftë për ishujt në Detin Egje, hapësirës ajrore dhe të ngjashme. Sipas tij, ka dallime në mendime, por ka mekanizma për zgjidhjen e problemeve. Angazhohemi që të mos ndodhin tensione. Por, ky partner i koalicionit në qeverinë greke vazhdimisht merr hapa që do të menjanojë mirëkuptimin tonë. Ishit të detyruar të merrni në koalicion, duroni, por durimi ynë ka kufijë”, porositi Çavuşoğlu.

Sipas tij, Turqia dhe Greqia janë fqinjë të mirë, por, gjithashtu, kanë probleme të cilat janë duke u përpjekur për ti zgjidhur.

“Në të kaluarën kishte luftëra, por në vitet e fundit është e qartë një përafrim i caktuar. Qytetarët tanë shkojnë në Greqi, në ishujt grekë edhe grekët vijnë në Turqi. Nëse e shikoni me vëmendje, ne kemi ngjashmëri të mëdha, por Greqia nuk duhet të lejojë që e gjithë kjo të lihet nga deklaratat e ‘fëmiut të llastuar’. Nuk ka nevojë që t’u tregojmë forcën. Ushtarë turq e dinë më së miri se çfarë duhet të bëjnë kur të vijë koha. Le t’ia sqarojnë mirë këtë edhe ‘fëmiut të llastuar’. Durimin tonë mos e vëni në sprovë”, ka thënë Çavuşoğlu në përgjigje të deklaratave nxitëse të ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit