1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çavuşoğlu: Nuk do të lejojmë të harrohet gjenocidi në Srebrenicë

Më të lexuarat

“Nuk kemi harruar, nuk do të harrojmë dhe nuk do të lejojmë të harrohet. Nuk do të lejojmë as përsëritjen e saj”, ka shkruar ministri Çavuşoğlu në mesazhin e tij

 

ANKARA (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka postuar një mesazh me rastin e 23-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk kemi harruar, nuk do të harrojmë dhe nuk do të lejojmë të harrohet. Nuk do të lejojmë as përsëritjen e saj”, ka shkruar ministri i Jashtëm tuk, Mevlüt Çavuşoğlu, në Twitter bashkangjitur me një fotografi të Qendrës Memoriale Potoçari të Srebrenciës.

Në Qendrën Memoriale Potoçari sot do të falet namazi i xhenazes dhe do të bëhet varrimi i 35 mbetjeve mortore të sapoidentifikuara të viktimave të gjenocidit të kryer nga ushtria dhe policia e Republikës Sërpska (RS), si dhe formacionet paraushtarake nga RS dhe Serbia në korrik të vitit 1995 mbi boshnjakët në “zonën e mbrojtur të OKB-së”.

Në Qendrën Memoriale Potoçari të Srebrenciës deri më tani pushojnë të qetë 6.575 viktima të gjenocidit dhe kërkimet vazhdojnë për rreth një mijë të tjerë.

Gjenocidi në Srebrenicë është krimi më i madh masiv në tokën evropiane pas Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore. Në gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë më 1995 të kryer nga ish-Ushtria e RS-së, e ndihmuar nga formacionet logjistike nga Serbia, u vranë të paktën 8.372 civilë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit