2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çavuşoğlu: “Mos harroni se bota është më e madhe se pesë”

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavuşoğlu ka uruar pesë anëtaret e reja të përkohshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

ANKARA (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu ka uruar pesë anëtaret e reja të përkohshme të Këshillit të Sigurimit (KS) të Kombeve të Bashkuara (OKB), duke thënë se “Presim që të kontribuojnë në punimet e KS të OKB-së, duke e kujtuar parimin tonë se bota është më e madhe se pesë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesazhin e urimit që ka publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, Çavuşoğlu shkruan:

“I urojmë pesë anëtaret e reja të KS-OKB-së të cilat filluan detyrën dyvjeçare në janar, siç janë Etiopia, Bolivia, Kazakistani, Suedia dhe Italia. Presim që të kontribuojnë në punimet e KS të OKB-së, duke e kujtuar parimin tonë se bota është më e madhe se pesë”.

Ndryshe, Etiopia, Bolivia, Kazakistani, Suedia dhe Italia u zgjodhën anëtare të përkohshme të KS-OKB-së përmes zgjedhjeve që u mbajtën në qershor, duke zëvendësuar shtetet të cilat kishin përfunduar mandatin dyvjeçar, siç ishin Venezuela, Malajzia, Zelanda e Re, Spanja dhe Angola.

Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 vende anëtare, prej të cilave pesë janë të përhershme: SHBA-të, Rusia, Franca, Kina dhe Britania e Madhe. Ndërkaq, dhjetë anëtarët e përkohshëm zgjidhen në çdo dy vite, konkretisht, çdo vit zgjidhen pesë anëtarë të rinj për mandat dyvjeçar.

Në fund të vitit 2017 mandati do t’u përfundojë Japonisë, Ukrainës, Uruguajit, Egjiptit dhe Senegalit, ndërsa në vend të tyre brenda vitit do të zgjidhen pesë anëtare të reja.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit