1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Çavuşoğlu: Jemi pranë vëllezërve tanë boshnjakë në 25-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, lidhur me 25-vjetorin e gjenocidit të përjetuar në vitin 1995 në Srebrenicë në lindje të Bosnjë e Hercegovinës, postoi mesazhin “Srebrenica është një njollë e zezë e historisë dhe vendi ku dinjiteti njerëzor mori një plagë të rëndë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga Twitteri, ministri Çavuşoğlu tha: “Jemi pranë vëllezërve tanë boshnjakë në 25-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës. Srebrenica është një njollë e zezë e historisë dhe vendi ku dinjiteti njerëzor mori një plagë të rëndë”.

– Çfarë ndodhi në Srebrenicë?

Pas pushtimit të Srebrenicës më 11 korrik 1995 nga njësitë serbe nën komandën e Ratko Mlladiçit, civilët boshnjakë që u strehuan tek ushtarët holandezë që shërbenin në kuadër të Kombeve të Bashkuara (OKB) iu dorëzuan serbëve.

Serbët të cilët lejuan kalimin e grave dhe fëmijëve në zonën nën kontrollin e ushtarëve boshnjakë, masakruan në pjesën e pyllit, në fabrika dhe depo të paktën 8.372 meshkuj boshnjakë të cilët u varrosën nëpër varreza masive.

Trupat e viktimave që gjenden gjatë punimeve që filluan pas luftës për gjetjen e të humburve, pas identifikimit varrosen në varrezën përkujtimore Potoçari çdo vit më 11 korrik.

Këtë vit do të varrosen edhe 9 viktima të gjenocidit, identiteti i të cilëve është përcaktuar dhe miratuar nga të afërmit e tyre.

AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit