-1.1 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Çavuşoğlu dhe Kerry diskutuan për situatën në Siri

Më të lexuarat

Në gjashtë ditët e kaluara, si pasojë e sulmeve ruse dhe të regjimit sirian në Halep, jetën e kanë humbur 322 civilë dhe 1.150 të tjerë janë plagosur

ANKARA (AA) – Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (SHBA) Mevlüt Çavuşoğlu dhe John Kerry kanë zhvilluar gjatë natës një bisedë telefonike ku kanë diskutuar zhvillimet aktuale në botë, me theks të veçantë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefat e diplomacive të të dyja vendeve gjatë diskutimit për Sirinë janë përqendruar te dhuna dhe vuajtjet e civilëve në atë shtet.

Një kohë të caktuar të bisedës ata e kanë kaluar duke folur për situatën në Halep ku në gjashtë ditët e kaluara, si pasojë e sulmeve ruse dhe të regjimit sirian jetën e kanë humbur 322 civilë dhe 1.150 të tjerë janë plagosur.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit