Turqia vazhdon trafikun e ngjeshur diplomatik për t’u dhënë fund sanksioneve që zbatohen ndaj Katarit.
Turqia vazhdon trafikun e ngjeshur diplomatik për ti dhënë fund sanksioneve që zbatohen ndaj Katarit.
Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) që më parë zhvilloi takime në Katar dhe Kuvajt, u takua me Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz në Mekë.
Në pritjen e zhvilluar me ftesë të mbretit, duke filluar me marrëdhëniet bilaterale, u shqyrtuan edhe zhvillimet e fundit në lidhje me krizën ndërmjet Katarit dhe disa vendeve arabe.
Çavushollu që i përcolli Mbretit mesazhin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) kërkoi që ti jepet menjëherë fund tensionit në fjalë.
Në deklaratën e tij në lidhje me takim Çavushollu tha: “Presidenti ynë kishte një mesazh: ’Mbreti i Arabisë Saudite të zgjidhë çështjen siç i ka hije. Ne jemi gati të kontribuojmë. Unë përcolla këtë mesazh”.
Ai bëri të ditur gjithashtu se me Mbretin Selman biseduan gjithashtu për marrëdhëniet dypalëshe dhe hapat që do të hidhen këtej e tutje për punimet e komisionit të koordinimit.
“Mbreti Selman theksoi shpesh herë rëndësinë që i jep Turqisë. Edhe ne me të vërtetë që i japim rëndësi marrëdhënieve me Arabinë Saudite. Ne biseduam për marrëdhëniet tona” tha Çavushollu.
Ministri Çavushollu tha se ka akuza dhe pretendime por këto duhen vërtetuar me dokumente dhe prova dhe shtoi: “Edhe Katari do të shikojë këto prova. Edhe Kuvajti që është ndërmjetësues kërkon të shohë provat, gjithashtu edhe ne. Ky tension nuk është në interes të askujt. Ky tension që prek veçanërisht njerëzit e pafajshëm duhet të marrë fund menjëherë”.