1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Cavendish: Pavarësisht problemeve, arrita të fitoj Garën e 51-të Presidenciale të çiklizmit në Turqi

Më të lexuarat

Mark Cavendish, çiklisti i madh Britanik, në një konferencë për shtyp të mbajtur pas etapës Alanja-Antalja theksoi se shokët e ekipit si ditën e djeshme edhe në ditën e sotme kanë kryer një punë shumë të mirë
 
 
ANTALJA (AA) – Mark Cavendish, çiklisti i madh Britanik i ekipit Etixx-Quick Step në etapën e dytë të Garës së 51-të Presidenciale të çiklizmit në Turqi tha se pavarësisht se i plasi goma e biçikletës ai mundi ta fitoi garën, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Cavendish, në një konferencë për shtyp të mbajtur pas etapës Alanja-Antalja theksoi se shokët e ekipit si ditën e djeshme edhe në ditën e sotme kanë kryer një punë shumë të mirë.
 
Ai rikujton se në pjesën e fundit të etapës ai ka qenë në garë me italianin Sacha Modolo nga ekipi Lampre-Merida dhe e shpreh gjithashtu se: “Modolo është nisur herët me sprintin në finish. Për arsyen se doli shpejt kur u afruam në vijën e përfundimit të garës ai filloi të ngadalësojë. Zura një vend shumë të mirë dhe ia kalova Modolos. Në 5 km e fundit me plasi goma, por ia arrita përsëri të fitoj garën”.
 
Cavendish ndaj pyetjes në lidhje me gjendjen e tij u përgjigj se: “Pas dëmtimit kam punuar shumë, ku me ushtrime të shumta erdha në formë të mirë. Kam arritur nivelin e vitit të kaluar”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit