Shefi i diplomacisë turke Mevlud Çaushoglu sot e dënoi sulmin në provincën siriane Idbil, për çka dyshohet se është përdorur armë kimike dhe vlerësoi se ky është krim kundër njerëzimit.
Sipas tij, sulmi i tillë do të mund ta dëmtojë procesin paqësor negociues, që mbahet në Astanë.
Në sulmin, për të cilin besohet se e kanë kryer forcat e regjimit sirian e kanë humbur jetën 58 njerëz, midis të cilëve edhe 11 fëmijë më të vegjël se tetë vjet.
StictyBanner mes postimeve mobil
Paraprakisht, Observatori sirian për të drejtat e njeriut kumtoi se aeroplanët rusë nuk kanë kryer sulme ajrore në provincën siriane Idbil, ndërsa forcat e regjimit sirian e përgënjeshtruan lajmin se kanë përdorur armë kimike në sulmin ndaj qytetit Han Shejhun.
Për shkak të sulmit, shefi i diplomacisë franceze Zhan-Mark Ero sot kërkoi seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të sigurisë të Kombeve të Bashkuara.
“Sot në mëngjes është kryer sulm i ri dhe veçanërisht serioz në provincën Idbil. Sipas të dhënave të para ka numër të madh të viktimave, duke përfshirë edhe fëmijë. E dënojmë sulmin. Gjatë aksioneve të tilla serioze, që e rrezikojnë sigurinë ndërkombëtare, bëj thirrje askush të mos përjashtohet nga përgjegjësia. Prandaj kërkoj seancë të jashtëzakonshme të KS-së së KB-së”, theksoi Ero.
Edhe presidentët e Turqisë dhe të Rusisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Vlladimir Putin biseduan për gjoja sulmin me armë kimike në Idbil, i cili është nën kontrollin e kryengritësve sirianë, kumtuan sot burime të afërta deri te presidenti turk.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini theksoi se regjimi i presidentit sirian Bashar al Asad bart përgjegjësi për “sulmin kimik” të kryer në bastionin e kryengritësve dhe xhihadistëve në Sirinë Veriperëndimore.