9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Carlo Liberati: FEJA ISLAME DO TË JETË FEJA E PARË NË EUROPË

Më të lexuarat

Carlo Liberati: FEJA ISLAME DO TË JETË FEJA E PARË NË EUROP
**********************************************
Islami do të bëhet feja kryesore në kontinent për shkak të shtimit të shekullarizmit dhe të rritjes së numrit të emigrantëve muslimanë, mendon një figurë me peshë e Kishës Katolike në Itali, argjipeshkëv Carlo Liberati.

Paganizmi dhe ateizmi, sipas tij, janë plagët që do ta çojnë Europën drejt Islamit.

“Të tërë do të jemi muslimanë brenda dhjetë viteve për shkak të budallallëkut tonë. Italia dhe Europa jetojnë në një mënyrë pagane dhe ateiste; bëjnë ligje që i kundërvihen Zotit dhe kanë tradita të përshtatshme për paganizmin.”

Udhëheqësi katolik tregohet i sinqertë kur e vë gishtin te zvetënimi njerëzor, një e keqe që po përhapet gjithnjë e më tepër krah për krah kulturës konsumeriste.

“E gjithë kjo dekadencë morale dhe fetare favorizon Islamin,” thotë Carlo Liberati.

“Kemi një besim të dobët kristian. Kisha nuk punon sot siç duhet, dhe seminaret janë bosh.”

“Famullitë janë e vetmja gjë që qëndrojnë ende në këmbë. Ne kemi nevojë për një jetë të vërtetë kristiane. E tëra kjo i hap rrugën Islamit.”

Një tjetër argument për Liberati-n është lindshmëria, si një faktor në mbizotërimin e ardhshëm të Islamit në Europë.

“Veç kësaj, ata kanë fëmijë, ndërsa ne nuk kemi. Jemi në rënie të plotë!”

Vetëm në Itali, duke iu referuar statistikave zyrtare, numri i muslimanëve që banojnë atje ka patur një rritje të jashtëzakonshme përgjatë kësaj periudhe, duke arritur në mbi dy milionë në fund të vitit 2015

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit