13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Cantona krah Palestinës, tërbohen izraelitët

Më të lexuarat

Ish-legjenda franceze e United, iu përgjigj një thirrjeje të Celtic

Eric Cantona, ish-francezi legjendar i Manchester United ka habitur të gjithë me postimin e tij të ri në Instagram.

Ai u gjend në qendër të vëmendjes së publikut pasi publikoi një foto duke pozuar me një fanellë kushtuar popullit të Palestinës.

Shkak për njoftimin e tij është bërë solidariteti i Celtic-ut skocez, i cili ndihmon fëmijët e Palestinës. Ata kërkojnë solidaritet në të gjithë botën për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur në vendin e tyre prej dekadash.

Celtic është një nga klubet e pakta që ka mbështetur publikisht popullin e Palestinës, dhe për shkak të kësaj, është kritikuar ashpër nga Izraeli.

Të njëjtën gjë e ndjeu në lëkurën e tij edhe futbollisti legjendar francez, i cili u sulmua nga një numër i madh izraelitësh në komentet poshtë postimit.

“Si guxon”, “Të kemi dashur, por jo më”… ishin vetëm disa prej tyre.

“Është koha për t’i dhënë fund asaj që Izraeli po bën. Është koha për të këmbëngulur në të njëjtat standarde të barazisë, drejtësisë dhe respektit për të drejtën ndërkombëtare që kërkojmë nga vendet e tjera,” tha Eric Cantona. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit